• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Pse Lulzim Basha po shet “Rren-Formën” elektorale dhe zgjedhjet e 2021?
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse Lulzim Basha po shet “Rren-Formën” elektorale dhe zgjedhjet e 2021?

May 7th, 2020 F.autor Blog 0 comments

“Po ma hodhe një herë quhet faji jot. Po ma hodhe dy herë quhet faji im” – tha Basha i zhgënjyer nga Rama posi humbjes dramatike me 38% zgjedhjet elektorale 2017.

Po ta futi Rama quhet e hedhme. Po ta futi Gjiknuri quhet sukses?

Ishte muaji dashurisë së çiftit Rama-Basha kur 7 shoqe dhe shokë të klasës dhe punës së Argita Berishës u futën si ministra në qeverinë teknike me objektivin e ruajtjes së votës së lirë.

Pasi mbylli çadrën dhe shiti elektoratin për 14 milion euro të justifikuara si dëmshpërbilim të pallatit të ndërtuar brenda detit në Vlorë me “ leje”, kur vet ai ishte Ministër Ndërtimi, Basha tradhëtoi një nga kauzat më jetike të Shqipërisë zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të fshehta.

Por a po i shet sërish zgjedhjet Lulzim Basha?

– Po, sepse asgjë s’kan ndryshuar nga 17 Maj 2017 përkundrazi situata ligjore, zgjedhore dhe politike është e rënduar.
– Po, sepse në 2017 zgjedhjet ii kontrrolloi Partia Demokratike që mori drejtimin e qeverisë teknike në drejtësi, polici, KQZ, etj, në krye të së cilës u vunë shoqet e Argitës. Ndërsa tani do hyj në zgjedhje me një qeveri 100% socialiste.
– Po, sepse asgjë nuk ka ndryshuar që nga djegia e mandateve. Pse tani PD duhet të hyj në parlament dhe vjet duhet digjte mandatet?

– Po, sepse asgjë s’ka ndryshuar nga 30 qershor kur u bojkotuan zgjedhjet lokale. Pse kauza e bojkotit për bashkitë ishte e drejtë dhe pse bojkoti s’duhet vazhdojë?
– Po, sepse sistemi elektoral është anti-kushtetues dhe deputetët nuk zgjidhen nga populli por nga listat e Ramës dhe Bashës

– Po, sepse Basha i shet vendet e deputetve e zarfe parash dhe i mbush listat me këto emra që ju keni sot në parlament dhe po qeshin gjithë populli.
– Po, sepse Basha dhe Berisha janë peng i dosjeve të tyre penale dhe nuk i intereson ardhja në pushtet por marrveshja me Edi Ramëm që mos proçedohen penalisht
– Po, sepse janë peng i presionit ndërkombëtar dhe të dy nuk lejohen të udhëtojnë në SHBA.
– Po, sepse kanë shitur çdo kauzë dhe kanë lēpirë çdo pështymë që kanë hedhur ndaj LSI, PDIU, PBDNJ dhe sot kanë krijuar koalicionin e qebësirave siç e quante vetë Berisha duke humbur moralin e kauzave popullore.
– Po, sepse ky sistem favorizon fitoren e Partisë Socialiste pasi prodhon 70% deputet në jug të Shqipërisë dhe 30% në veri.

– Po, sepse Basha është politikani më dembel i 100 viteve të fundit, dhe ka shkatrruar çdo strukturë në parti duke mos pasur në disa qytete as degë
– Po, sepse Basha nuk ka aftësitë e një lideri opozitar që të rikthej në PD të larguarit dhe ribashkoj opozitën sepse e ndjen veten vunerabël ndaj çdo figure politike të lartë. Maksimumi i bashkpunimit është niveli Edmond Spahos apo Gaz Bardhit.
– Po, sepse Berishës i intereson humbja që ta largoj Bashën nē 2021 dhe ti faturoj gjithë dështimet 8 vjeçare, duke nxjerr nga xhepi “Asin” nën mëng nga brenda familjes me qëllim zëvendësimin e Bashës.

-Po, sepse pas Pandemisë do ketë një eksod të jashtzakonshëm dhe ku pritet që mbi 200.000 shqiptar të papun të emigrojnë dhe mos presin deri sa të jenë zgjedhjet duke shkaktuar firo opozitare.

Zgjedhjet e 2021 do jenë më të manipuluarat që ka njohur historia zgjedhore e 30 viteve të fundit, sepse se rezultati do jetë i trukuar si ato ndeshjet e futbollit kur luante Korça e cila hapte portën për auto-gola në dy minutat e fundit dhe rezultati ishte përcaktuar më parë në kompanitë e basteve në Kinë apo Hong Kong.
Këtë rradhë ndeshja e qershorit 2021 është trukuar në konton bankare të Lulzim Bashës.
Pazar i mbyllur…..

Ndeshja është fiksuar 0-3
Por këtë rradhë Rama s’do luaj fare për të rivalizuar kundërshtarin e tij, sepse mjafton me Damian Gjiknurin, që Bashës ti fus “hurin”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SINDI BEGO/ Mak Velo në kujtimet e mia
Previous article EDVIN KULLURI/ Natyra e burokratit për të ruajtur “vendin e punës” nga ndryshimet e qeverive!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k