• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ILIR BEQAJ/ Po të ishim sjellë si Suedia?!
Home
Blog

ILIR BEQAJ/ Po të ishim sjellë si Suedia?!

April 16th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ka një debat gjithnjë e më të shtuar nëse përligjen masat e shtrënguese të ndërmarra nga qeveria jonë prej 5 javësh. Përmasat dhe pasojat e deritanishme të sëmundjes COVID 19 janë, krahasimisht me vende të tjera qoftë në Ballkan e qoftë në Europë apo botë, në nivele të ulëta.

Ka një shqetësim të përgjithshëm për pasojat e masave shtrënguese në jetën sociale dhe ekonomike të vendit shoqëruar me një presion real nga grupime të ndryshme të shoqërisë për të filluar lehtësimi i shtrëngesave.

Midis të tjerash, sillet në vëmendje edhe eksperienca e Suedisë.

Në Suedi nuk ka patur masa shtrënguese përveç distancimit  social/fizik dhe moslejimit të grumbullimit mbi një numur të caktuar personash.

Rasti i parë në Suedi është regjistruar në datë 25 shkurt, ndërsa fataliteti i parë është shënuar në datë 11 mars.

Deri më sot në Suedi janë 1242 raste për 1 milion banorë dhe 132 fatalitete për 1 milion banorë.

Dita e 39 e epidemisë së Suedi i bie data 4 prill.

Në atë ditë Suedia ka patur 644 raste për 1 milion banorë dhe 37 vdekje për 1 milion banorë.

Nëse Shqipëria do të kishte ndjekur skenarin suedez dhe do të kishim patur pasojat e atjeshme, sot do të kishim gjithsej 1835 raste të regjistruara dhe do të kishim pësuar 105 fatalitete. A e mendoni dot cila do të ishte klima psikollogjike në Shqipëri?

Duke vazhduar më tej, situata e sotme e Suedisë, në Shqipëri do të duhet të vijë në datë 26 prill. Me këto shifra:

Raste pozitive                                    3540

Fatalitete                                             376

Pacientë në situatë kritike           283

A do të kishte pranuar opinion publik shqiptar që në 50 ditë të kishin vdekur 375 ditë apo 7 vetë çdo ditë?!

Por më thelbësorja, si do të mund të trajtonim në një ditë në kujdes intensiv 283 vetë? Edhe po të kishim kapacitete spitalore (që në fakt nuk i kemi) është e sigurtë që nuk do të kishim mjekë që t’u shërbenin këtyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGRON SHALA/ Njerëzit e mirë vriten për së gjalli: Lamtumirë, mikja ime!
Previous article MERO BAZE/ Më lehtë e ka Rama me pandeminë, se Basha me Berishën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k