• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ O ju “mbrojtësit” e grave…
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ O ju “mbrojtësit” e grave…

April 10th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Pas një reagimi të nevojshëm dhe aspak thumbues të kryeministrit Rama ndaj ish-deputetes Tabaku, ka reaguar në grup edhe ish-Partia Demokratike.

Ajo parti dihet se është shumë e “ndjeshme” ndaj “dhunës” në përgjithësi dhe veçanarisht ndaj “dhunës ndaj grave”.

Ajo që të habit më tepër, është fakti se, sapo Edi Rama kryeministri vendit, deklaron një masë shtërnguese ndaj personave të pabindur të kësaj lufte, të parët që dalin dhe bëjnë “avokatin” e tyre janë ish-deputetët dhe ish-deputetet e ish-opozitës së dikurshme. Ata janë të parët që dalin në“mbrojtje” të biznesmenëve, fasonëve, fermerëve, “hallexhinjve” dhe veçanarisht grave.

Ata nuk e durojnë dot “dhunën verbale” ndaj grave, dhe ngrihen njëzëzëri, si dikur thosh Enveri, dhe i sullen kryeministrit.

Paçka se dikush tjetër mund të thotë gjëra edhe më ekstreme lidhur me situatën, urdhëri është i qartë “sa herë flet Rama, dilni dhe sulmoni”. Dhe kush pa, sulmon partia që nuk ka kursyer dhunën ndaj grave qysh nga koha kur erdhi në pushtet, qysh nga koha kur opozita e asaj kohe, kërkonte dhe dilte në mitingje proteste, duke marrë zvarrë grad he vajza.

Dhe kush flet, ata që rrahën sa ishin në pushtet (me xhupzinjtë e tyre) edhe gazetare dinjitoze, të cilat kishin kurajon dhe shkruanin për vjedhjet, korrupsionin, dhe mizoritë e pushtetarëve të rinj me “gjak blu”. o ju “mbrojtësit” e grave, boll bëtë avokatin me përgjigjet e kryeministrit.

Në këto ditë të vështira dhe vendimtare për jetën dhe shëndetin e popullatës, kur kryeministri i ka dalë zot vetë (dhe pa suflerë) situatës, është e natyrshme që gojë të liga, dhe ish-deputete që nuk njohin asnjë cak, të marrin përgjigjen e tij.

O ju “mbrojtësit” e grave, që nuk late grua apo vajzë pa nxjerrë me dhunë nga mbledhjet e kryesisë, Kuvendit Kombëtar apo dhe mbledhjet e tjera të partisë, vetëm e vetëm se kanë guxuar të dalin kundër kryetarit Basha, apo edhe Doktorit.

O ju “mbrojtësit” e grave, që ju “dhëmb” kaq shumë kur kryeministri Rama, i jep përgjigjen e duhur zërave femërorë të PD, kthejeni gishtin nga vetja, dhe kujtoni sa gra, dhe vajza keni larguar me dhunë nga ajo parti, duke i mashkulluar gjithë strukturat e saj. Mos u mburrni me Tabakun dhe Pampurin, sepse edhe ato shumë shpejt do të përzini nga partia.

Sa për sulmin ndaj “grave në politikë” që bën Rama, dua të them se partia e Doktorit mbetet kampione kombëtare dhe rajonale e atij avazi, pasi deri sot nuk mbaj mend ndonjë femër ta ketë kundërshtuar , as në ëndërr atë njeri, siç kanë bërë tradicionalisht në Partinë Socialiste.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Të drejtat e njeriut apo e drejta për të mbetur gjallë?!
Previous article EDMOND ARIZAJ/ Heronjtë nuk kanë brirë, janë mes nesh, duhen bërë shembull

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k