• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ENXHI NASTO/ Në kohë trishtimi, e qeshura po blihet me para!
Home
Blog

ENXHI NASTO/ Në kohë trishtimi, e qeshura po blihet me para!

April 4th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Po jetojmë në një kohë Corone me Colore bardh e zi. Po për t’i dhënë ngjyra kësaj kohe që po jetojmë si të varur pas fijesh të holla shprese, nuk nevojitet të mbushim xhepat e kineastëve shqiptarë lexues të mi, duke blerë me para buzëqeshjen tonë.

Koha e tyre nuk është kohë kolere mesa duket, por kohë fitimi mbi bazën e parimit “krijo business online, shit filma e maksimizoj fitimin tim”. Paguaj aq sa të thuhet dhe ke një bonus shumë të madh në jetën tënde shtëpiake tashmë, mund ta shohësh sa herë të duash dhe kur të duash, por kujdes!!!

Nuk mundesh të japësh fjalëkalimin tënd të blerë në mënyrë klandestine dikujt tjetër. Po si mund të të ndodh kjo, ku logjika financiare aq e mprehtë e një kineasti nuk mundet kurrësesi ta tolerojë këtë si njeri i biznesit.

Ka një inteligjencë artificiale që e mbron atë, po ashtu siç ka një inteligjencë të audiencës shqiptare, që në këto ditë syrin e kanë kthyer pas në kohë, e kanë orientuar shikimin e tyre drejt një industrie të kinematografisë italiane të viteve ’80 -’90 për dy arsye të forta. Së pari, nuk kanë para për të shpenzuar për një kinema online dhe së dyti, nostalgjia i thërret të kthejnë kohën pas. Sa shqiptarë vazhdojnë të mbeten të dashuruar marrëzisht pas “Innamorato pazzo”?

Pafund. Por nuk jam e sigurt nëse kineastët e rinj shqiptarë të kohërave të sotme të talentuar, na frymëzohen më shumë nga fenomeni “para dhe pushtet” apo nga fenomeni i jashtëzakonshëm i Celentano-s?

Doni të shfaqni anën tuaj njerëzore duke bërë diçka për të tjerët pa qëllim fitimi?! Erdhi momenti, bëjeni! Jeni mësuar të jeni individë të jashtëzakonshëm në ditë të zakonshme, tani erdhi momenti juaj, të jeni individë të thjeshtë dhe të zakonshëm në gjëndje ekstreme të jashtëzakonshme globale. Nëse nuk mundeni, heshtni. Mos na propozoni të blejmë të qeshurën.

Fshihuni në karantinën tuaj në ditë lufte dhe shfaquni sërish në ditët e paqes. Është koha e gjyqeve të ndërgjegjes sonë, është koha e një lufte nga e cila do dalim “gjall a vdek”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR BEQAJ/ Përsëri rreth “mitit” të testimeve, në mbajtjen nën kontroll të pandemisë e COVID 19
Previous article MIRA KAZHANI/ Virusi ikën nga rrugët vërtet, por ja ku po shfaqet dinamika e re e tij

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k