• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
FRROK ÇUPI/ Këtej kalon rruga ndër varre
Home
Blog

FRROK ÇUPI/ Këtej kalon rruga ndër varre

April 2nd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Sa mitike, aq edhe reale është marrëdhënia me të vdekurit ndër varre. Sa herë jeta ndihet në rrezik, aq herë njeriu tenton të rimarrë kontrollin; dhe çuditshëm i drejtohet ekstremit. Epidemia e përbotshme e Virusit që e shënon shekullin tonë si të rrallë mes 4 miliardë vjetëve, është kthyer në ‘altar mitik’ ose në varrezën ku pastrohen të gjallët.

A po lahen mëkatet përmes kësaj ‘varreze’ botërore?

…Kur avioni rus i ndihmave mjekësore iu drejtua dje Amerikës, sa shumë komente kam lexuar poshtë lajmit. ‘What the f@ck is going on world ?!’ (Ç’dreq po ndodh me botën!)- kjo shkruhej përgjithësisht. Njerëz të përhumbur, ende janë larg të kuptojnë se kjo pandemi është ngjarja që i bën të gjithë të barabartë. Dy superfuqitë e kanë kuptuar se jeta po rrezikohet dhe duhet të rimarrin konrollin. Ka plot njerëz që nuk ‘kalojnë këtej’ dhe e shikojnë jetën siç ishte më parë dhe veten- siç ishin. Por çdo gjë ka ndryshuar, duhet kaluar diku djathtas varrezave- siç bënin paganët.

Nuk i shikoni çfarë bëjnë këta të tanishmit? Një infermier nga Vora që doli vullnetar për në Itali, po e grijnë; më parë e torturuan se nuk i dhanë punë, i shëmben shtëpinë me bomba, tani e përgojojnë se ‘Qazimi nuk ka diplomë’. Qazimi mund të humbë jetën në luftën e Italisë, por sot ndodhet në krye të vlerës së doktorëve; megjithatë këta as mundohen të kalojnë “andej nga varrezat” ku preket realiteti. Akoma nuk e dinë se ka ndryshuar gjithçka; doktori nuk është më doktor nëse rri në shtëpi, madje as vetë ‘Dr. Berisha’- më i madhi i këtyre, nuk mund të thërritet më ‘Doktori’; kjo kishte ndodhur dikur, në një kohë që nuk mbahet mend më. As opozita nuk mund të marrë pushtet pa larë shpirtin të paktën tre dekada. Pa le që nuk dihet kush do ta ketë pushtetin: Corona?, kibernetika?, heshtat?, apo lideri i vetëm dhe i fortë?

Për të pastruar sytë për nesër, fillimisht duhet kaluar ndër varreza: Corona i ka bërë të gjithë të barabartë, si politikanin përbindësh, vilat e shtrenjta në Rolling  a në Gji-Lalëz, princin e Wellsit, Tom Hanks apo princeshën që u varros e vetmuar në Spanjë?. As thasët me euro që do të gjenden nesër në bodrume vilash, nuk do të kenë vlerë. Grabitësit e tyre do t’u ndalohet t’u përmendet emri, siç iu bë zjarrvënësit të Athinës, Herostrati.

A lulëzojnë të drejtat nëpër varrezë?

Kur them ‘varrezë’ u morëm vesh se po them ‘kjo katastrofë epidemie’… Vetëm një fenomen ‘mitik’ ka një të drejtë ta ushtrojë të drejtën para se të dalë nga varrezat: Ky vendos kush do të dalë; nëse i pari është mashkull- atëherë radhën për të ardhur në varre e ka një mashkull, dhe po kështu për femrën… Kjo e drejtë i takon vetëm zotit. Kritikët që nuk kanë kaluar ende andej, po marrin rolin e zotit. Këta kërkojnë mirëqenie të madhe teksa njerëzit po vdesin me mijëra e miliona dhe mund të ndodhë që të bëhen shumicë. Këta kërkojnë që polici dhe ushtaraku të mos e ndalojnë njeriun të shkojë te vdekja. Këta hapin panik se ‘mungon letra higjenike’ dhe mund të ndodhë që të invadohen dyqanet për letër. E gjitha ndodh sepse nuk kalojnë andej nga varrezat… Tani janë cunguar të drejtat, por për t’i dhënë të drejtë zotit që të mbyllë derën e varrezës. Mund të kemi një lider të vetëm, dorë të fortë, le ta besojmë. Mund të kemi autarki. Teoria e re e shtetit po kërkon ‘më mirë një lider të pampostur’. Opozitarët ia kanë frikën Edi Ramës, por nuk e arrijnë dhe as e ndalojnë dot. Si ta arrijnë, që nga streha?! Tani nuk është koha për pispillosje… I keni vënë re kritikët si vishen luks dhe dalin në ekrane; e keni vënë re se vetëm kritikët, që nga Michael Moore deri te Tit Vasili, nuk kanë marrë virus?! ‘Hamenjtë’ shtetërorë si Trump, Johnson, Pence, dhe Skënder Brataj ynë…., u vunë seriozisht në rrezik… E si mund të ndalen këta?!

Kritikët e luksit dhe të mistrecllëkut po fundosen, por nuk kanë as aftësinë për të planifikuar çfarë po u vjen përpara, gjë që as kafsha nuk e ka, ndërsa njeriu po.

Erdhi prapë rasti i të varfërve:

Nuk është fjala për një lavdërim të varfërisë si në komunizëm… Jo.

Këtu besohet ‘altari i varrezave’, të varfërit kalojnë lehtësisht andej. A nuk e shikoni se më të varfërit po u dalin zot më të sëmurëve të botës? A janë doktorët e infermirët shqiptarë në Itali? Janë më të varfrit e Evropës. Italianët e pasur, vetë- kritikë, po thërrasin memorien e ‘varrezës së Otrantos’ në vitin 1997 ku u hodhën 120 jetë shqiptarësh. Sa shumë u vonua Evropa e pasur për ndihmë ndaj Italisë dhe Spanjës? Po këtu, ku janë politikanët e pasur? Askush, as ditën e  fundit, nuk u la një vilë për të infektuarit, as për doktorët, as ktheu ca flori për të mbajtur frymën e të varfërve…; këtej do të kalonin ndër varreza, por nuk e bënë. Apo nuk kishim politikanë të pasuruar?

Lufta ka zgjedhur: Ajo po godet më shumë shtetet e zhvilluar, me lëvizje të dendur dhe me turizëm. Po ndryshon konfigurimi i shteteve; nga shtete të përgjithshme e globale po mzrrin rrugën në shtete- kombe. Lufta e bën shtetin- ka shkruar filozofi amerikan Charles Tilly. Siç kali lind, njeriu formohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRA KAZHANI/ Jemi të fyer!
Previous article BEN ANDONI/ Politika shqiptare do jetë edhe më keq pas Covid-19?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k