• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ILIR BEQAJ/ Efekti i kufizimeve në lëvizje më përhapjen e COVID 19
Home
Blog

ILIR BEQAJ/ Efekti i kufizimeve në lëvizje më përhapjen e COVID 19

March 30th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Në këto ditë të përqëndrimit të të gjithë vëmendjes në pandeminë e COVID 19, në kushtet e pakësimit thuasje në zero të lëvizjeve, në kushtet e pasjes së gjithë kohës së nevojshme për të lexuar në mënyrë nga më të ndryshmet të dhënat që raportohen për COVID 19 dhe në detin e paanë të të dhënave ku na është krijuar mundësia të lundrojmë virtualisht po përpiqem të krijoj perceptimet e mija individuale mbi qasje të ndryshme të mbajtjes nën kontroll të epidemisë. Midis shumë qasjesh, nga më të diskutueshmet është edhe kufizimi i lëvizjeve. Ka qasje nga më ektremet nëse do të krahasojmë psh Kinën me Suedinë.

Sidoqoftë më poshtë ilustrohen grafikisht rastet e reja pozitive ditore në katër vende, Shqipëri, Itali, Kinë dhe Spanjë.

Dita 1 është marrë dita kur autoritetet kanë vendosur kufizimin e lëvizjes edhe pse në shkallë të ndryshme.

Në Kinë 23 janar 2020.

Në Itali 8 mars 2020 (vetëm në Laombardi).

Në Spanjë 15 mars.

Në Shqipëri 14 mars.


Të katër grafikët kanë një koecidencë perfekte. 13 ditë nga fillimi i kufizimeve të lëvizjeve fillon të bjerë numri i rasteve të reja në ditë, edhe pse prirja rënëse nuk është kudo njësoj.

Në Itali nuk ka rënie, por ka qëndrim në të njëtin nivel për 6-7 ditë. Mund të lidhet me faktin që Italia i shtriu kufizimet në të gjithë territorin në një hark 4-5 ditësh.

Në Shqipëri ka një rënie të fortë të menjëhershme, por në vijim në katër ditë rresht rastete e reja janë pak a shumë në të njëjtin nivel.

Gjithsesi është ende shpejt për të krijuar një ide të plotë për efikasitetin e qëndrueshëm të kufizimit të lëvizjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ Talenti që Edi Rama e zotëron më së miri
Previous article ARDIT RADA/ Lasgushi i AIR ALBANIA dhe Tritani (Shehu, jo Kalo)

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k