• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Lasgushi i AIR ALBANIA dhe Tritani (Shehu, jo Kalo)
Home
Blog

ARDIT RADA/ Lasgushi i AIR ALBANIA dhe Tritani (Shehu, jo Kalo)

March 30th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ajo qe filloi si nje operacion humanitar per te kthyer ne atdhe disa qytetare qe kishin mbetur rrugeve te kryeqyteteve te Europes, rrezikon te kthehet ne nje vale histerike kerkesash dhe presioni nga mijera qytetare te tjere qe duan te kthehen. Te pakten 7000 emaile dhe telefonata kane mberritur vetem ne drejtim te ambasadave tona ne Rome, Berlin dhe Londer, pa permendur te tjeret. Te gjithe duan te kthehen, te gjithe kane arsyet e tyre, te cilat nuk po i veme ne dyshim.

Por, e verteta eshte se ata qe u gjenden ne rruge te madhe, i kontaktuan misionet tona diplomatike qe ne oret dhe ditet e para, u ankuan ne media, i shkruan Presidentit dhe Kryeministrit. Keshilli i Sigurise Kombetare e trajtoi kete çeshje dhe Lasgushi filloi te sjelle ne atdhe qytetaret ne nevoje. Kryeministri Rama e beri te ditur publikisht se do te riatdhesoheshin afersisht 1500 persona.

Por duket se hapja e rrugeve ajrore, pa pagese, hapi edhe orekset e te gjitheve. Ata qe nuk kishin bere ze ditet e para, tani po ngrene zerin ne kupe te qiellit. (Edhe nje here, nuk e perjashtojme se halle te reja mund te shfaqen çdo dite). Rama u detyrua dje te riperseriste se kjo nuk mund te jete nje histori pa mbarim dhe se shteti nuk ka mundesi te riktheje te gjithe ata qe duan te rikthehen, por vetem ata qe u gjenden ne pike te hallit dhe kerkuan qe ne krye te heres ndihmen e shtetit.

Por, mesojme se kjo vale nuk ndalet. Madje asaj i jep nje dore edhe nje nga perfaqesuesit e opozites, Tritan Shehu, i cili shtron pyetjen se kush i beri dhe si u bene listat e atyre qe po rikthehen. Pergjigja ne fakt nuk eshte e veshtire: listat i bene ambasadat dhe konsullatat tona mbi bazen e kerkesave te atyre qe kerkuan ndihme. Nuk ka asnje konspiracion ketu. Madje i bene duke punuar ne kushte lufte shume me te renda se ato te zyres apo shtepise se z. Shehu, mjafton le te perfytyrojme pak situaten ne te cilat punojne sot stafet e pakta te misioneve tona ne Milano apo ne Rome.

Pyetja qe mund t’i behet z. Shehu eshte se a mendon ai se duhet hapur aeroporti i Rinasit dhe te kthehen te gjithe (çka do te ishte unike ne Europe)? Deri disa dite me pare, partia e z. Shehu jo pa te drejte bente kritika se pse nuk u mbyll me shpejt kufiri me Italine, ndersa sot ai po kerkon praktikisht te kunderten, pa u menduar dy here per mundesite qe kemi dhe pasojat qe do te sillte kthimi i masave te medha te njerezve nga Italia per shembull.

Eshte momenti qe te kemi qartesi nga te gjithe per kete ceshtje. Se na duket se rrezikojme te harxhojme me shume kohe dhe energji ne debatin publik per ceshtjen e te rikthyerve, se sa per te semuret qe shtohen dita dites.

Askush nuk i ve ne dyshim kredencialet opozitare te Tritan Shehut, por do te ishte me mire qe keto dite te degjonim Tritan Kalon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR BEQAJ/ Efekti i kufizimeve në lëvizje më përhapjen e COVID 19
Previous article MIRA KAZHANI/ Për Italinë, gjithmonë PO!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k