• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Si nuk folët një fjalë të mirë o faqezinj
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Si nuk folët një fjalë të mirë o faqezinj

March 29th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Si nuk folët një fjalë të mirë o faqezinj, si nuk thatë njëherë “të lumtë” o faqezinj, si nuk lexuat njëherë një deklaratë shprese o faqezinj, po si nuk ndollët njëherë mbarë mbarësi o faqezinj.

Po si nuk dolët njëherë të flisnit dhe dërdëllisnit si njerëz normalë o faqezinj, si nuk ndryshuat njëherë kursin e drejtimit o faqezinj, si nuk u shkëputët njëherë nga e keqja dhe e zeza o faqezinj, si nuk u foli njëherë zemra fjalë të ëmbëla për shqiptarët o faqezinj.

Po si nuk e kuptuat njëherë vendin ku ndodheni o faqezinj, si nuk e pranuat njëherë të vetme se jeni fundi kavallit o faqezinj, si nuk e larguat njëherë të vetme jezitin që ju ka pushtuar mëndjet dhe shpirtin tuaj o faqezinj.

Dhe kjo po ndodh edhe në këto ditë kur shqiptarët më shumë se kurrë janë bashkuar si një grusht i vetëm, për të ndalur dhe fituar mbi të keqen o faqezinj.

Si nuk e pranuat njëherë të vetme, se nuk ju beson, dhe nuk ju dëgjon më njeri o faqezinj, sepse jeni të formëzuar nga jeziti, për të qenë deri në fund të shtrëmbër.

Po si nuk u afruat njëherë të vetme pranë sofrave të hallexhinjve o faqezinj, si nuk e pranuat botërisht njëherë të vetme, se ju kurrë nuk vini në pushtet me jezitin dhe gjuhën e helmuar që keni. Si nuk ju gjendët  pranë njëherë  të vetme shqiptarëve o faqezinj, por gjithmonë u ngjallni atyre neveri, panik, tmerr, dhe krrupë.

Po si  nuk  pushuat  njëherë  së shari  dhe ofenduari,  edhe në ditë të vështira këdo që e shihni  se nuk e përmbysni dhe nuk e shtyni dot, sepse jeni të paaftë dhe të pafuqishëm.

Keni mbetur vetëm në bunkerin e ish-Ushtrisë Popullore o faqezinj, dhe nuk dini çfarë bëhet, dhe çfarë ndodh jashtë tij, por  dëgjoni  vetëm  jezitin, dhe dridheni para kërrbaçit  të tij.

A mendoni  se do t’ua falin shqiptarët këto që bëni o faqezinj, mendoni se do të harrojnë  ata, se ju i  panikosni  dhe i  vrerosni, edhe kur ka lajme të mira, edhe kur  lind shpresa për fitoren e padiskutueshme, mbi  të keqen.

Kyçuni në bunker o faqezinj, dhe  dilni prej andej  kur tu japë leje jeziti, por pasi tu ketë zhdëpur mirë me kërrbaç, sepse vetëm ashtu jeni mësuar që në djep ju.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ As vdekja s’po e shuan mllefin dhe urrejtjen e shqiptarve për njëri-tjetrin!
Previous article DR.ARBEN RAMKAJ/ Si do e ndryshojë gjeopolitikën botërore pandemia e koronavirusit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k