Ne situata pyrmbytjesh problemet i zgjidh ushtria! Bie termet, prape ushtria! Shperthen epidemia, prape ushtria! E kur flet per domosdoshmerine e rritjes se buxhetit te Forcave te Armatosura politikane apo qytetare e konsiderojne kete thirrje si “te panevojshme”! “C’na duhet ushtria”! Jane po keta ushtarake qe kalojne jeten ne misione te NATO- duke i sherbyer paqes mes plumbave dhe minave te terroristeve apo pirateve ne det! E kjo NATO siguron sovranitetin e Shqiperise e Kosoves, por qe ne kohe paqeje njerezve u duket e “parandesishme”!
Keta ushtarake kane nevoje per rroga me te mira, pagesa me te larta ne misione, dieta, ushqim, veshje, pajisje, stervitje serioze, kushte me te mira strehimi!
Ndaj arritja e buxhetit 2% te Prodhimit Kombetar Bruto, nuk eshte nje kapricio e SHBA apo ushtarakeve apo civileve te Ministrise se Mbrojtjes pavaresisht se cila parti politike qeveris, por domosdoshmeri per sigurine e shqiptareve!
Rriteni ate buxhet pasi eshte sherbim ndaj shqiptareve.
Personalisht do insistoj kudo ta ushtroje politiken ne opozite apo qeverisje, qe buxheti i Forcave te Armatosura te jete te pakten sa 2% e PBB! Kjo eshte patriotizem dhe jo humbje kohe!



Leave a Reply