• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
KLODIAN TOMORRI/ Budallallëku i radhës, krahasimi i shifrave të vdekjeve në Itali
Home
Blog

KLODIAN TOMORRI/ Budallallëku i radhës, krahasimi i shifrave të vdekjeve në Itali

March 22nd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Një nga tezat më qesharake që po përdoret për relativizimin e epidemisë së koronavirusit është krahasimi i vdekjeve nga koronavirusi me shkallën e vdekshmërisë normale në Itali.

Ideja është kjo; në Itali, vdesin mesatarisht 1800 vetë në ditë, në kohë normale. Kaq është mesatarja e viteve të kaluara. Dhe meqë nga koronavirusi vdesin 400 apo 800 vetë në ditë, kjo nuk është asgjë, sepse ky numër është prapë brenda shifres së vdekjeve normale.

Kjo është të krahasosh arin me dollarin. Nëse këtë gabim e bën një nxënës në klasë të pestë, normalisht duhet të ngelet në klasë.

Tani krahasimi i vdekshmërisë bruto është ky:

Në javën nga 9-16 mars të vitit të kaluar në qytetin e Bergamos kanë vdekur 23 vetë. Ne javën nga 9-16 mars të këtij viti në Bergamo kanë vdekur 330 vetë. Plot 14 herë më shumë. Burimi: Bashkia e Bergamos.

Në Alzano Lombaro, për periudhën 25 shkurt-15 mars 2019 gjithsej 8 vdekje. Për të njëjtën periudhë të këtij viti 50 vdekje. Burimi: Bashkia.

Në Nembro, nga fillimi i marsit deri tani 120 vdekje. Për të gjithë marsin e vitit te kaluar, vetëm 14 vdekje. Burimi: Bashkia.

Në Dalmine 1 mars-20 mars këtë vit pati 70 të vdekur. Për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar 8 të vdekur.

Sot, është e dielë dhe nuk doja të bëja një shënim si ky. Por, tezat e gabuara që ulin përgjegjshmërinë e qytetarëve dhe relativizojnë rrezikshmërinë e epidemisë duhen çmontuar sa më shpejt. Numrat, kur përdoren keq janë të rrezikshëm.

P.S. Rrini në shtëpi, nëse nuk doni të rrisni të ardhurat nga taksat që qeveria mbledh nga kompanitë e funeraleve.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Karantinë 24 orë, jo vetëm 16 orë
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Hajde mbaji brenda!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k