• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 10th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Incidenca e COVID-19 në 2 javët e para, Itali-Shqipëri (FOTO)
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Incidenca e COVID-19 në 2 javët e para, Itali-Shqipëri (FOTO)

March 21st, 2020 F.autor Blog 0 comments

Numri i rasteve të konfirmuara me sëmundjen COVID-19 (të shkaktuar nga koronavirusi aktual) arriti 76-ën sot në Shqipëri. Meqënëse Italia dhe Shqipëria kanë ndjekur protokollet e OBSH-së për testimin e rasteve të dyshuara (jo modelin ekstensiv korean apo gjerman të testimit), vlen të krahsohet incidenca e sëmundjes në të dy vendet (rastet e konfirmuara për 1 milion banorë).

Kështu, sot incidenca e sëmundjes është 25.3 për 1 milion banorë në Shqipëri (sipas faqes statistikore online të CIA-s amerikane, banojnë aktualisht rreth 3.07 milionë banorë në vend). Nga ana tjetër, në ditën e 14-të të epidemisë në Itali, incidenca ishte 41.4 raste të konfirmuara për 1 milion banorë – pothuaj dyfishi.

Shkëputja e incidecës së Italisë nga ajo e Shqipërisë  ndodhi pas ditës së 11-të të epidemisë, kur italianët që lëvizën nga zonat e kuqe e shpërndanë virusin në zonat e tjera të Italisë (shihni grafikun shoqërues). Ndërkohë kurba e incidencës në Shqipëri vazhdoi një trajektore të butë (siç duket, si rrjedhojë e masave shtrënguese që qeveria vendosi qysh ditën e parë të konfirmimit të sëmundjes në vend).

SHËNIM: INCIDENCA REALE DO TË KISHTE QENË DISA HERË MË E MADHE, NQS TË DYJA VENDET DO TË KISHIN PËRDORUR PROTOKOLLET KOREANE APO GJERMANE TE TESTIMIT, NË VEND TË ATYRE TË REKOMANDUARA NGA OBSH (DO TË ISHIN KAPUR SHUMË MË TEPËR RASTE PA SIMPTOMA OSE SIMPTOMA TË LEHTA).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËTIM LUKU/ Të jesh vrasës i prindërve, miqve, komshinjve….!
Previous article ROMELDA BOZHANI/ Sot, mё e shtrenjtё se liria jote e shtrenjtё, ёshtё vetё jeta… o vdekatar!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k