• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 13th, 2026
  • HOME
VLERËSIMI I ZALOSHNJËS/ Sot 270 të prekur
Home
Blog

VLERËSIMI I ZALOSHNJËS/ Sot 270 të prekur

March 20th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ndër vendet e prekura gjerësisht nga koronavirusi aktual, Korea e Jugut mban rekord për numrin e testimeve për frymë dhe për raportin mes testimeve të kryera dhe rasteve të konfirmuara me sëmundjen COVID-19 (që shkaktohet nga koronavirusi aktual).

Për këtë arsye, Korea e Jugut konsiderohet nga OBSH si model i një vendi që i ka evidentuar më mirë rastet e kësaj sëmundje, si ato me simptoma, edhe ato pa simptoma. Si rrjedhojë, në vende ku testimet kryhen vetëm për rastet me simptoma të dukshme, koeficienti i vdekshmërisë së Koresë mund të përdoret për të llogaritur tërthorazi edhe numrin e rasteve pa simptoma ose me simptoma të lehta (që nuk i ka kapur sistemi zyrtar i testimit).

Konkretisht, deri në ditën e 13-të të epidemisë në Shqipëri, kanë vdekur 2 pacientë me COVID-19. Ndërkohë, deri në ditën e 13 koeficienti i vdekshmërisë në Kore ishte 7.4 ndër 100 të sëmurë (me dhe pa simptoma). Duke pjestuar numrin e vdekjeve në Shqipëri me këtë koeficient, rezulton se do të kishim konfirmuar deri më sot në Shqipëri rreth 270 raste me COVID-19 (po të kishim një sistem ekspansiv testimi si të Koresë) .

Por sistemi ynë konservativ i testimit ka kapur deri më sot vetëm 70 raste (me simptomat më të dukshme). Ndërsa rreth 200 të tjerë (pa simptoma apo me simptoma të lehta) i kemi mes lagjeve apo familjeve tona…

Shënim: Koeficienti i vdekshmërisë (i cili përdoret terthorazi në llogaritjen e mësipërme statistikore) mund të ndryshojë nga vendi në vend, për arsye demografike, kulturore, ekonomike, politike etj. Sidoqoftë, ai shërben për të bërë llogaritje të përafërta, kur mungojnë testime ekspansive të popullsisë ndaj një virusi të caktuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Frikë po, panik jo!
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Nuk është një sms thelbi i problemit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k