• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
Poetja shqiptare ne Bergamo: S’dua lule, por një fjalë të mirë!
Home
Blog

Poetja shqiptare ne Bergamo: S’dua lule, por një fjalë të mirë!

March 20th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Askush nuk mund ta kuptojë se ç’do të thotë të jetosh në një qytet si Bergamo në këtë kohë. Nuk e kam fjalën për rrugët e shkreta, për mungesën e zërave të fëmijëve, të të rriturve, as për qetësinë absolute që të përcjell trishtim, por për atë buletin lufte që s’na lë të mbyllim sy natën, për ato shtretër në terapinë intensive të spitalit që mungojnë, për varrezat që nuk kanë më vend për t’u dhënë strehën e fundit atyre që nuk e fitojnë betejën me Coronavirus.

Sot, me rastin e datëlindjes sime, s’dua lule, dhurata, qirinj sepse s’mund të bëhem dot pjesë e gëzimit, e entuziazmit të zhurmshëm, sepse ndihem larg atmosferës festive. Urimi më i bukur për mua do të ishte një fjalë e mirë për qytetin tim dhe më gjerë, që gjithçka të kalojë sa më shpejt, një fjalë e ngrohtë, një ngushëllim për ata njerëz që u nisën në udhëtimin pa kthim me lamtumira të padhëna, me përkëdhelje të munguara dhe lot të paderdhur..

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Me shumë gjasa nesër dita e fundit e “gjumit” të virusit në Shqipëri
Previous article MENTOR KIKIA/ Kur s’na vuri në radhë edhe virusi, s’na bën derman asgjë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k