• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Kush i paguan kaq shumë mercenarë të opozitës?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Kush i paguan kaq shumë mercenarë të opozitës?

March 19th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Skandali me sms-të e Lulzimit për Enin, ishin përgjigja  e qartë e shumë pikëpyetjeve  të gjata se, kush dhe si i paguan kaq shumë media dhe gazetarë   ish-opozita, si mund të mbajë  pas vehtes një armatë të tillë mediatike, kur gjithë ditën madje edhe në kohë krize, del dhe “akuzon dhe denoncon” qeverinë ? Kush, sa, si, dhe nga vijnë gjithë ato para, sa të mbash pas vehtes portale, drejtues emisionesh, gazetarë  “objekti” (terreni), apo dhe pronarë  televizioznesh dhe rrjetesh sociale, që kanë  derdhur  miliona për të blerë stacione mediatike?

Dhe në  fakt përgjigjet  vijnë çdo ditë dhe çdo darkë, jo përmes “lapsusesve”, por përmes  sms-ve live  të dekonspiruara,  të drejtuesve (meshkuj) dhe drejtueseve (femra) të emisioneve “të pavarura” që mundohen maksimalisht të pengojnë në rastin  më të parë kryeministrin Rama, të shpjegojë  situatën, të japë dhe rijapë këshillat  dhe sihariqet për shqiptarët dhe jo agallarët. Mundohen të vënë stërkëmbësa gjatë “pyetjeve” dhe ndërprerjeve  të fjalës së kryeministrit, duke e quajtur më  të “rëndësishme” sms-në  e Lulzimit.

Një media të tillë, ka kultivuar prej  vitesh Doktori, por që edhe në 2020 ,ta adoptonte për “hir  të interesit popullor” edhe ndonjë gazetare shëtitëse, kjo në fakt  nuk  vlen as të diskutohet më.  Eshtë  realitet i padiskutueshëm, se afro  90  per qind e mediave  sot, i bëjnë “fresk” Lulzimit, Doktorit, Ilirit, dhe janë “gjithmonë gati” kur ata  thirren  për konferenca  bajate  shtypi  edhe të sekretarëve  të SHQUP-it. Por më habitorja, është se, nga  dhe si ka mundësi të mbash  pas vehtes (jo falas) gjithë atë armatë me gazetare  dhe gazetarë shëtitës, kaq  pambarimisht  paska mundësi  financiare  SHQUP-i  dhe shqupistët ?  Tashmë shqiptarët e kanë ndarë mëndjen dhe e kanë bërë  zgjedhjen e tyre, edhe pse dëgjojnë  dhe shohin çdo natë, se si gazetarët dhe  gazetaret shëtitës, hapin emisionet me logo të ndjeshme, dhe pastaj e kthejnë  atë në frëngji  të Lulzimit.

Të marrësh  sms dhe “porosi” nga Lulzimi, para  në  mes, dhe pas emisionit, nuk ka asgjë të keqe, se helbete njeri  dhe familjar  je edhe  ti. Por  të  pengosh me këmbëngulje  kryeministrin  e vendit, ta  kthesh emisionin në zhurmues  për tu “viktimizuar”, dhe të thuash se “po më fyeni dhe kërcënoni  zoti Rama”, kjo pastaj është fare banale. Thjesht  tregon se nevojat  profesionale, janë  shkelur me këmbë para  interesit personal, tregon se je kthyer në  “shitës i rëndomtë me mall porositësi”. Dhe  pavarsisht  kësaj, nuk  arrij të kuptoj  se si mundet të mbash lidhur pas vehtes, një dyzinë mediatike, edhe kur nuk  je në pushtet, edhe kur  qahesh se “nuk kemi para”, ndaj  diku “fle lepuri”, qofsha  unë  i gabuar.

Në situata të tilla tepër të ndjeshme  për opinionin  publik, kur  sapo kemi  kaluar një  dramë  siç ishte tërmeti, dhe na  vjen  në derë coronavirusi, të  bësh  suflerin dhe “ushtarin” e Lulzimit,  dhe  të  sillesh  si “viktimë”  e  kryeministrit  Rama, do të thotë se ke dështuar  ti dhe  (e)misioni  yt.   Siç  fitoi  betejën me tërmetin e tmerrshëm, Rama  natyrisht  do  ta fitojë  edhe  luftën  me coronën, sepse është betuar të bëjë shtetin ligjor, dhe jo  të luajë cingllash me mercenarë  pazaresh, që ndoshta  nuk  i  lidh  asgjë me median.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Një lajm i mirë pas çdo të keqeje
Previous article ANALIZA/ Qeveritë “po shqyhen” për t’i bërë ballë Koronavirusit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k