• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
Që mjekët të mos bëjnë politikë
Home
Blog

Që mjekët të mos bëjnë politikë

March 12th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Të bësh politikë në Shqipëri është gjëja më e thjeshtë. Të gjithë e bëjnë. Politikë bëjnë në radhë të parë ata që e kanë zgjedhur si profesion, udhëheqësit tanë, në pushtet apo opozitë, e bën tek e fundit, çdo shqiptar në çdo bisedë tavolinë a kafeje. Por kur këtë nisin dhe e bëjnë edhe mjekët, kur edhe këta ngatërrohen me politikanë dhe për politikë, çështja është më shumë se serioze dhe më shumë se e rëndë. Aq më tepër sot.

Në kulmin e histerisë kolektivë që po shoqëron pjesë të popullatës pas shfaqjes edhe në Shqipëri së situatës me koronavirusin, e cila helmin më shume se në trupin e njeriut, po e hedh në rrjete sociale, ekrane celulari apo televizori, ka nisur një fushatë delegjitimimi e masave dhe mjekëve.

Askush përveç njerëzve që merren me shëndëtësinë dhe me masat për përballimin e kësaj emergjence nuk e di se cilat janë masat, deri ku shkojnë, sa është kapaciteti për të shtruar dhe sa për terapi intensive.

Dijmë atë që kanë thënë autoritetet, atë që na kanë garantuar mjekët dhe specialistët, të cilët i kemi parë që të shërbejnë në të gjitha pushtetet dhe për të cilët nuk mund të themi se janë të partisë a të qeverisë. Edhe sikur të ishin nuk do të kishte asgjë të keqe, nëse profesionin nuk do ta ngatërronin me politikën.

Atë që bëri dhe nuk duhej ta bënte një mjek, që në Facebook pozon me veshjet dhe izolimin për këtë situatë emergjente, por në ekran shfaqet duke thënë se ka rënë në kontakt me të dyshuar pa asnjë masë mbrojtëse.

Të vrarë prej javësh nga lajmet dhe ambjenti që i rrethon kudo që ndodhen se një ditë lexojnë që një virus vdekjeprurës ka lindur në Kinë dhe po vjen e po na rrethon edhe në Europë, një ditë tjetër se ka mbërritur në Itali, një tjetër se ka vrarë me qindra vetë në Lombardi, shqiptarët nuk ja kanë për borxh askujt që ti bëjë të ndjehen vetëm dhe të pafuqishëm, të braktisur dhe të pambrojtur.

Me jetën dhe vdekjen e tij, gjithsecili mund të tallet. Me jetën dhe vdekjen e miliona njerëzve askush nuk mund të mendojë, jo më të guxojë të abuzojë. As njw mjek urgjence as dhe një udhëheqës partie./si

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DR.ARBEN GJATA/ 2 javë në shtepi do të na kursenin me mijëra orë punë dhe do të shpëtonin me dhjetra jetë!
Previous article LUTFI DERVISHI/ Koronavirusi – jam! Mos u tremb!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k