• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
LUTFI DERVISHI/ Ruhuni jo vetëm nga koronavirusi, por edhe nga këshillat
Home
Blog

LUTFI DERVISHI/ Ruhuni jo vetëm nga koronavirusi, por edhe nga këshillat

March 10th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Mund të zbrazen farmacitë dhe supermarketet, por një produkt që do të jetë me tepricë këto ditë do të jenë lajmet për koronavirusin.

Për fat të keq pre e lajmeve të rreme dhe të çuditshme për koronavirusin kanë rënë edhe mjekët dhe infermierët, pa llogaritur “mjekët popullorë” që duket se janë dezhurn 24 orë në facebook jo për të dhënë këshilla, por informacione dhe të rejat më të fundit.

Nëse sot është vështirë të gjesh maska mbrojtëse në farmaci për të siguruar gojën dhe hundët, infektimi më i madh të vjen nga ajo që të lexojnë sytë.

Mund të mos kesh temperaturë, por prap ndjen dhimbje koke apo probleme në frymëmarrje jo nga koronavirusi por nga ankthi që vjen prej informacioneve të pa kontrolluara.

Një lajm i rremë që po qarkullon dhe po shpërndahet me shpejtësi janë disa “këshilla” që herë I referohen spitalit “Gemeli” në Romë e herë UNICEF-it.

Lajmet e Unicefit duhen parë vetëm në faqen zyrtare të Unicef: unicef.org

Lajmet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë duhen parë vetëm në adresën zyrtare: who.int

Lajmet zyrtare të Instituti të Shëndetit Publik gjenden në ishp.gov.al

Lajmet zyrtare të ministrisë së shëndetësisë gjenden tek shendetesia.gov.al

Lajmet për koronavirusin apo këshillat në media ndërkombëtare të besueshem dhe të testuar në krizat edhe më të rënda janë bbc, cnn, the guardian, deutsche welle etj.

Lajmet që kanë emrin e gazetarit janë më të besueshme se ato anonime. Nëse lexon psh lajme që profesor Tritan Kalo ka thënë, më mirë kontrollo në burim lajmin duke shkuar te faqja e facebook-ut të mjekut të njohur këto ditë nga të gjithë.

Infodemia- epiteti më i ri që ju bashkëngjit medias – mund të bëj po aq dëm në mos më shumë se koronavirusi.
Lajmet për koronavirusin kërkojini te mjekët dhe ekspertet, te autoriteti që ka përgjegjësinë për situatën, dyshoni jo vetëm në çdo titull, por edhe në çdo fjali që nuk ka sens. Si për shembull: po të jetë temperatura 26 gradë virusi nuk jeton. Nëse kjo fjali do të ishte e vërtetë atëherë, trupi i njeriut që ka temperaturë 36 gradë do të ishte vendi i fundit ku virusi do të kërkonte strehë.

Nga përvoja e këtyre dy muajve që nisi në Kinë dhe tani është në shtëpinë tonë, virusi nuk është aq i fortë sa të tjerët, por përhapet me shpejtësi. Shmangia e grumbullimeve, shtrëngimit të duarve e përqafimeve, mbajtja e një distance të shëndetëshme jo vetëm nga njerëzit, por edhe nga lajmet e rreme është receta që mund ta marrë kushdo pa paguar asnjë qindarkë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Nuk është Dita e Verës, o njerëz, është dita e karantinës!
Previous article MERO BAZE/ Beteja e mjekëve tanë është me Koronavirusin por dhe Salivirusin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k