• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Në kërkim të maktheve
Home
Blog

MERO BAZE/ Në kërkim të maktheve

March 8th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ende pa mbaruar makthi për katrahurën që do të bëhej pas tërmetit shkatërrimtar, dy makthe të reja janë shfaqur në horizont: Makthi për koronavirusin dhe refugjatët sirianë.

Makthi për koronavirusin është i ndryshëm nga vendet e tjera të botës. Një sërë politikanësh ulërasin përditë, përse ai nuk po vjen, përse nuk merret seriozisht, përse nuk shpallet gjendje e jashtëzakonshme etj. Ilir Meta, Sali Berisha, dhe një listë idiotësh pas tyre, e kanë kthyer shpërndarjen paraprake të panikut, në punë të përditëshme.

Përkundër qetësisë së qytetarëve dhe fatit tonë të mirë që ende nuk kemi asnjë të infektuar zyrtarisht, përpjekja për të ngjallur ankth vazhdon si një fushatë histerike.

Në çdo vend të botës, në këtë situatë politikanët janë mbartës të mesazheve të shpresës, duke i orientuar qytetarët t’i besojnë institucioneve të shëndetësisë, dhe mjekëve të specializuar, kurse tek ne beteja bëhet kundër sitemit shëndetësor.

Çdo ditë sulmohet zonja Silva Bino, që drejton autoritetin e Shëndetit Publik në Shqipëri, e cila në të vërtetë është “gjeneralja” jonë në rast se shpallim gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

Çdo ditë shpiket nga një teori makthi për fshehje faktesh dhe alarme fallco për çdo njeri që bën testin.

S’di pse u është mbushur mendja, se sa më shumë ta fusin shoqërinë në ankth, aq më shumë do t’i dojë populli.

Një tjetër debat abuziv me plot nota rraciste që tenton të fusë në ankth popullsinë, vjen nga debati i shpikur për fatkeqët e luftës. Është debati për refugjatët sirianë që sipas tyre do vijnë në Shqipëri. Disa kanë shpallur dhe zonat ku vendosen.

Pas kësaj disa idiotë të opozitës në Lezhë kanë ngritur krye duke folur për rrezikun që kanë katolikët e asaj zone, kurse ish Presidenti Bujar Nishani, me origjinë të largët siriane, që po mos të kishte hequr mustaqet ngjante si Bashar al-Assad, nuk e quan hall atë që refugjatët po mbyten nëpër dete, por lojë të Edi Ramës me mafian ndërkombëtare.

Në fakt as ka plane për të ardhur këtu refugjatë sirianë, dhe as ka refugjatë sirianë që mendon ta lidhë jetën me Shqipërinë. Por duhet deomos të shpiket një kauzë që të prodhojë politike rraciste në një vend ku debat kombëtar është se jemi bërë popull refugjat.

Përpjekja për ta futur shoqërinë në spiralen e maktheve që vijnë nga epidemitë, fatkeqësitë natyrore, apo të ikurve nga luftrat, duket se është arma e fundit që u ka mbetur disa politikanëve të hakmerren ndaj popullit të tyre, që i ka lënë në opozitë.

Por nga ana tjetër ky është një mesazh që më shumë se sa vret shpresën tek shqiptarët, vret shpresën tek mbështetësit e tyre, pasi ata të parët shikojnë se udhëheqësit e tyre janë të dëshpëruarit e mëdhenj, nuk kanë më asnjë ide se si mund të fitojnë në këtë vend, përveçse të mallkojnë si ato plakat e liga nëpër sokake, kundër popullit që nuk i do.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRA KAZHANI/ Për gratë që më frymëzojnë dhe një e-mail që mora para një viti e ca…
Previous article ASTRIT PATOZI/ Për koronavirusin në Shqipëri duhet dëgjuar Jurgen Klop

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k