• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
Përse Lulzim Basha duhet ta mbështesë Ilir Metën?
Home
Blog

Përse Lulzim Basha duhet ta mbështesë Ilir Metën?

March 3rd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje për ta prekur në sedër Lulzim Bashën dhe demokratët në përgjithësi, për faktin se i mbushën sheshin Ilir Metës më 2 mars. Shumë prej tyre ndjehen të pasigurtë në atë që kanë bërë. Të tjerë, kryesisht kundërshtarët socialistë, duan t’u krijojnë kompleksin e  protestuesve të keqpërodrur.

Por më së shumti sulmet janë mbi Lulzim Bashën, duke tentuar ta paraqesin atë si një lider të rrezikuar nga Ilir Meta.

Edhe pse të gjitha hamendjet kanë plot të vërteta brenda tyre, demokratët dhe kryesisht Lulzim Basha, nuk duhet të kompleksohet nga kjo gjë. Kjo është një lëvizje politike e Ilir Metës, i cili kërkon ta marrë personalisht përgjegjësinë mbi suksesin e saj. Roli i Lulzim Bashës dhe demokratëve, është thjesht t’i japin një publik hua. Dhe këtë duhet ta bëjë.

Suksesi i Ilir Metës do të jetë më i madh sikur Lulzim Basha t’u japë shenjë demokratëve të mos shkojnë më në mitingun e tij. Aq më tepër që kjo do ta përplasë me Sali Berishën, i cili, siç e shikoni, 5 mijën e bën 500 mijë, vetëm që të kuptohet se ajo është rruga e duhur.

Ndaj Lulzim Basha duhet t’i japë shansin Ilir Metës ta konsumojë këtë betejë, qoftë dhe me ushtarët e tij.

Ai vetë konsumoi pranverën që shkoi një nga betejat më radikale në historinë e politikës shqiptare, betejë që pati brenda akte të mëdha kamikazllëku politik, siç ishte djegia e mandateve dhe dorëzimi i 61 bashkive.

Në fund nuk ja doli dot falë dhe ndërkombëtarëve, që u bënë bllok kundër kësaj rruge revolucionare.

Tani këtë rrugë për hallet e veta dhe arsye tërësisht personale, kërkon ta provojë Ilir Meta.

I duhet dhënë ky shans ta provojë.

Lulzim Basha do gabonte nëse ja tërhiqte njerëzit nga rruga. Do të gabonte pasi do të perceptohej si lider i dobët, që ka frikë Ilir Metën dhe rivalitetin e tij, dhe akoma më keq, Ilir Meta do të perceptohej si zgjedhje e re e Berishës, që ja dëgjon fjalën për përmbysje revolucionare.

Zotësia e Bashës do të ishte ta shtynte Ilir Metën deri tek shpërndarja e Parlamentit. Ta konsumonte dhe ai një akt radikal, që të plotësonte pamjen e përgjithshme të këtij skenari të marrë.

Vetëm kështu do të kemi një mundësi të verifikojmë se kush di ta marrë pushtetin me forcë, dhe kush nuk di. Ndryshe kjo do të jetë një betejë pa bilanc.

Në një situatë të tillë, nëse Lulzim Basha i jep shansin Ilir Metës ta lërë në gjysëm këtë rrugë, duke fajësuar atë, do të jetë më keq për Bashën. Madje në këtë pikë, po investohen gabimisht socialistët.

Rruga më e mirë është që ta ndihmojnë Ilir Metën të hedhë hapin e fundit, që thotë se do të hedhë. Dhe kur je një hap larg greminës, hapi i fundit ka shumë rëndësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLEDI LUMANI/ “Aleanca e qelbësirave” 2
Previous article FRROK ÇUPI/ Shamia e zotit president

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k