• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
LINDA RAMA/ Për një ofertë të re për fëmijët e këtij vendi
Home
Blog

LINDA RAMA/ Për një ofertë të re për fëmijët e këtij vendi

February 28th, 2020 F.autor Blog 0 comments

“Përpara një auditori të tillë jam e tunduar për të rrokur çdo temë, por dua të qëndroj te më e rëndësishmja brenda meje: thirrja e fëmijëve. Për mua fëmijët janë shëmbëlltyra e Europës që kemi brenda nesh, detyrimi ynë që t’i trajtojmë ata si të tillë jo vetëm kur flasim me ta apo për ta, por edhe kur flasim me publikun, them se qëndron mbi të gjitha detyrimet e tjera”, tha sot Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Kongresin e Partisë Socialiste.

Linda Rama u shpreh se “me këtë të fundit kam parasysh dëmin e pallogaritshëm që i bëhet kësaj Europe të brishtë brenda nesh nga egërsia dhe vulgariteti dhe varfëria e mjedisit tonë publik të komunikimit. Përpara tyre shtrihet një jetë që nuk ka të ngjarë me jetën tonë që kemi kaluar. A bëhet gjithçka duhet që gjenerata e re të jetë mishërimi i përkatësisë europiane të Shqipërisë? A është kuptuar se sfida e fëmijëve tanë nuk do të jenë të njëjta me ato që përballojmë ne? A mjafton ndryshimi dhe vullneti për realitetin e ri? Le të marrim për një çast ndryshimin që ka sjellë interneti. Numri i përdoruesve e ka kaluar mesataren botërore, por numrat nuk na e thonë sigurinë e tyre në internet”, – nënvizoi Rama.

“Mosha e tyre që përdorin internetin vjen duke u ulur, këtë thonë numrat, por nuk e dimë se si mendja e një fëmijë të vogël e absorbon ushqimin e ekranit. Prindërit janë ende rojat e pazëvendësueshme të fëmijëve nga kërcënimet e internetit. Por 30% e tyre nuk dinë ta përdorin dhe shumë të tjerë të mbingarkuar, preferojnë t’ia lënë internetit të bëjnë rojën e fëmijëve”, – theksoi Rama.

Sipas saj, një fëmijë përdorues i internetit shpenzon mesatarisht 2.0 orë në javë dhe 3.3 orë në ditën e tij të pushimit.

“Shumica e fëmijëve e aksesojnë nga telefoni dhe kjo është kaq e lehtë, sa rrezikon që e vetmja mëhallë që do të njohin fëmijët do të jetë mëhalla e internetit, të vetmit shokë të tyre rrezikojnë të jenë miqtë imagjinarë dhe gjuha e tyre të jetë zhargoni i shkurtimit. Shkolla, kopshte, çerdhe, kënde lojërash janë bërë shumë, por edhe sikur të mbaronte nevoja për to, mendoj se jemi shumë të zbuluar në raport me sfidën që po flasim”, – nënvizoi ajo.

Linda Rama u bëri thirrje grave socialiste që të angazhohen që zëri i tyre të dëgjohet për një ofertë të re për fëmijët e këtij vendi.

“Është e qartë pse duhet të kemi një Teatër të Operës dhe Baletit, një teatër të ri  kombëtar, apo të tjera salla si ‘Arturbina’. Por, a mund të jemi të qeta ne, nënat e këtij vendi, kur i vetmi teatër fëmijësh është Teatri i Kukullave, një hije e ftohtë e atij që ishte kur Tirana ishte 5-fish më e vogël se e sotmja? I bukur është stadiumi i ri kombëtar dhe bukur janë bërë edhe stadiumet e tjera, që me siguri janë më pak se ato që i duhen Shqipërisë që ka nevojë për futbollin. Por, a ma thotë dot njeri se Edi nuk më ka dhënë një argument bindës, pse nuk kemi një sistem funksional të klasave sportive për fëmijët në shkolla? Më në fund dëgjova që Kopshti Zoologjik do të të ndërtohet sipas standardeve europiane. Të shpresojmë që këtë herë të ndërtohet. Por, pse mua nuk më duket e pamundur të mos kemi kopshte të bukur kafshësh të buta edhe në zona të tjera të vendit, ku fëmijët mund të kalojnë kohë dhe të mësojnë për to?” – theksoi Linda Rama.

Më tej, Linda Rama tha se “në nëntorin e 105 të Pavarësisë, Zaho kishte mbushur 5-vjeç. Në mbrëmje më vjen një mesazh nga mësuese Elda: ‘Zaho më ka surprizuar dhe prekur sot’. Të nesërmen më tregoi se po pyesnim fëmijët pse e duam Shqipërinë dhe kur erdhi radha e Zahos më tha: ‘Se ajo është shtëpia jonë’. O e bëni ju gratë socialiste atë që politika duhet të bëjë një ofertë të re për fëmijët, ose nuk e bën kush. Ose e bën PS-ja këtë vend shtëpi të fëmijëve të të gjithë shqiptarëve, ose nuk ka për ta bërë dot kush. U bëftë më e mira për ju dhe familjet tuaja!”

“Ka ndodhur një ndryshim i madh i paimagjinueshëm deri para pak vitesh më parë. Kjo me siguri është edhe pjesë e arsyes që më bëri të vij këtu tek ju, gratë që i përkisni partisë që ka meritën e padiskutueshme për këtë ndryshim dhe keni barrën e padiskutueshme për ta thelluar atë, ta bëni atë një ndryshim që shtrihet poshtë, pasi ka ndodhur lart, sepse ta themi deri në fund, kur një burrë del në skenë, ai është një më shumë, ndërsa një grua e mbart detyrimin për t’u bërë një zë dhe forcë tërheqëse më shumë e gjinisë së saj. Është vërtet krenari ta shohësh Shqipërinë të renditet ndër pesë vendet e para në botë për pjesëmarrjen në qeveri dhe po ashtu ta shohësh se në tabelën globale të suksesit aksesi i gruas në sferën publike, Shqipëria sot është ndër pozicionet më të mira, krahasuar me çdo tabelë tjetër”, – nënvizoi Rama.

Linda Rama u shpreh se “në këndvështrimin tim modest, kjo ngjitje me vlerë historike e gruas në lartësinë e vëmendjes së partive politike falë PS-së është vlerësim i admirueshëm, jo thjesht i meritës individuale dhe kontributit individual. Është vlerësim sa i drejtë, dhe kurajoz, sa politik, aq dhe humanist, për kontributin humanist të nënave, mësueseve dhe aktivisteve civile në betejën e vazhdueshme të tyre për zhvillim dhe emancipim”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LORENC VANGJELI/ Henri Çili, viktimë perfekte e rrethanave fatkeqe apo e botës që ndërtoi vetë
Previous article MERO BAZE/ Për ata që janë në siklet, pse po dalin për Metën më 2 mars!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k