• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
BLEDI LUMANI/ Një president gojë e mëndje prishur!
Home
Blog

BLEDI LUMANI/ Një president gojë e mëndje prishur!

February 21st, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ilir Meta mund të ketë të drejtë në denoncimet se mazhoranca kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese, duke e shmangur atë.

Ashtu siç mund të ketë të drejtë mazhoranca, që e akuzon se kërkon të minojë reformën në drejtësi duke bllokuar Gjykatën Kushtetuese (fakti që emëroi një gjyqtar që e dogji vetingu dhe një tjetër që ishte e katërta në listë dhe që ‘rastësisht’ është bashkëjetuesja e një eksponenti të PD, mund t’i japë të drejtë pretendimeve të socialistëve).

Në një konflikt, askush nuk ka të drejtë 100% dhe askush nuk e ka gabim 100%.

Por, ndërsa mazhoranca është duke e trajtuar Ilir Metën si të “luajtur mendsh”, që nuk duhet marrë shumë seriozisht, se këtë punën e reformës në drejtësi e ka hall personal, ndaj dhe nuk i duhet vënë shumë re, ky i fundit është duke u sjellë pikërisht ashtu.

Duke dashur të bëjë politikanin e fortë, njeriun që nuk përkulet para “puçit kushtetues” që po i bëjnë, atij që do na çlirojë nga organizata mafioze e “Rilindjes”, duke dalë në shesh me “shqiponjat” kundër “sorrave”, presidenti Ilir Meta përveçse i ka humbur seriozitetin betejës së vet, është zhytur edhe në llumin e sulmeve banale, ndaj të gjithë atyre që nuk mendojnë si ai.

Dhe për këtë, po përdor në mënyrë të pamëshirshme zëdhënësin e tij, i cili iu vë emrin e vet gjithë shantazheve, fyerjeve e çdo pisllëku njerëzor të Ilir Metës, ndaj politikanëve e gazetarëve, që mendojnë ndryshe nga presidenti në detyrë.

E nisi me Sokol Ballën muaj më parë, duke i përmendur ish-gruan ministre e fëmijët, vazhdoi me Spiropalin, të cilën e quan të çmendur, dhe dje iu vërsul ministrit Lleshaj, duke e krahasuar me organin gjenital, ndërsa gazetarët Haxhiu e Çupi i quajti qenër.

Për të shkuar disa vite pas e për të freskuar kujtesën, Ilir Meta është sjellë kështu, me gjuhë e mëndje prishur, siç po bën tani, të paktën edhe në një rast tjetër: Kur i doli video-përgjimi i 7-përqindëshit.

Nuk la gjë pa thënë nga fjalori i tij i “pasur” për Ramën e “kokëpalarët” që dolën në shesh kundër tij më 21 janar, ndërsa më pas nxorri edhe ca foto erotike të Dritan Priftit.

Atëhere mund t’ja kuptoje hallin dhe ta justifikoje, pasi e priste burgu (për fatin e tij, ishte Berisha kryeministër dhe iu gjend pranë në ato momente të vështira).

Tani nuk kuptohet pse e ka humbur “qetësinë e dashurinë”!

T’i jetë fanepsur vallë prapë burgu?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DR. ALBAN DACI/ Pse Meta s'mund të jetë Spahiu e as lëvizja e tij s'mund të jetë si KuqeZi?
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Kur dështoi “Rama ik”, si mund të triumfojë “Dvorani shkelës i Kushtetutës”?!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k