• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
EKREM BARDHA/ Po turp nuk kini? Pa Amerikën, nuk do të kishte Shqipëri dhe Kosovë
Home
Blog

EKREM BARDHA/ Po turp nuk kini? Pa Amerikën, nuk do të kishte Shqipëri dhe Kosovë

January 18th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë historik dhe strategjik!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, ku janë angazhuar më shumë se çdo shtet tjetër, për të mirën e përgjithshme, ndërmorrën aktin e tyre parapritës, duke eleminuar njërën ndër kokat më agresive kundër lirisë dhe përgjegjës për sulme të ndryshme terroriste, I cili, edhe ditët e fundit, po planifikonte katër aksione vdekjeprurëse në shumë shtete ndaj civilëve.

Vrasja e një terroristi, të veshur me pushtet absolut dhe I njohur për natyrën e tij agresive, ishte sinjali më i qartë që lëshoi administrata amerikane , dëshmi e qëndrimit të saj të prerë si gjithmonë dhe në vazhdimësinë mbrojtjen e lirisë dhe e hekurt në qëndrimin e saj në goditjen  ndaj lëvizjeve thellësisht radikale. Mesazh  për të mbledhur mendtë ata që mendojnë të sulmojnë demokraciën amerikane. Ishte thirrja e fundit se, ky shtet I fuqishëm dhe aleatët e tij, nuk do të lejojnë më përsëritjen e 11 shtatorit, por as sulmet ndaj strukturave të bashkësisë euroatllantike.

Shteti shqiptar, shteti I Kosovës,demokracitë e zhvilluara, njerëzit paqedashës e mbështetën këtë akt, i cili në vetvete, aq sa është parandalues, aq ka të bëjë me jetën e njerëzve, lirinë e tyre për të jetuar në paqe, pa ankthin e vdekjes dhe të sulmeve terroriste. Në fund të fundit, ky akt, eleminimi I një personi të veshur me pushtet dhe synime terroriste, është edhe demokratik, pasi mbron mijra jetë njerëzish, të drejtën e një jete normale dhe të sigurtë, stilin tone të jetesës, të lire dhe demokratik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik dhe historikisht i dëshmuar në mbështetje të aspiratave të lirisë dhe prosperitetit tone demokratik e jetësor.

Por, disa gazetarë, të konsideruar analistë, opinionistë, sulmuan pikërisht Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur AktIn paraprItës të saj si një sulm terrorist, të papërgjeshëm, duke shkuar edhe më tej se kaq: e cilësuan si një Turp.

Si nuk keni turp që sulmoni një shtet , nga i cili rrjedh pavarësia e shtetit shqiptar, që, edhe në kohën më të rëndë për fatet e Shqipërisë i është gjendur pranë shqiptarëve; i cili, edhe në kohën e komunizmit nuk ka lejuar copëtimin e vendit tonë nga Junta e kolonelëve grekë, që kërkonin jugun e mëmëdheut tone.

Pa vendosmërinë e shtetit amerikan nuk do të kishim sot Kosovën e pavarur, shtet i mëvetishëm, i  cili, në mos tani, në një të ardhme, do të bashkohet me shtetin amë dhe do të realizohet kështu ëndrra e madhe e Rilindasve tanë.

20 vite më parë, gjysma e kombit shqiptar rrezikohej të zhdukej nga gjenocidi serb i Millosheviqit dhe armatave serbe. Në më pak se një vit u vranë rreth 15 mijë shqiptarë; vetëm në një ditë në fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël, ku ka lindur e vepruar filozofi I madh atdhetar Ukshin Hoti, u vranë  274 meshkuj,  që nga fëmijët e porsa lindur e deri tek pleqtë. A ju thonë gjë të vrarët në Kosovë, apo, sipas “ mendjes” suaj,edhe ndëshkimi i terrrorIzmit serb nuk duhej ndërmarrë dhe më mire të vriteshin edhe më  tej mijra shqiptarë?

E drejta e shqiptarëve për të besuar te liria, e drejta e fjalës dhe e pronës, të kenë institucionet e tyre fetare, liria e lëvizjes, të jenë pjesë e NATO-s, si garanci e sigurtë e paprekshmërisë së saj, vjen pikërisht nga fuqia e Shtetit Amerikan, këmbëngulja dhe lufta  e tij për demokracinë në Shqipëri, për të drejtën e fjalës – që ju,e shpërdoroni mizorisht; për të drejtën e besimit, të pronës, të lëvizjes së lirë.

Në jetën time prej një gjysëm shekulli e më shumë në shtetin amerikan kam pasur fatin e madh të takohem, të bisedoj dhe të shtroj shqetësime të ndryshme para 6 presidentëve amerikanë; edhe në kohën kur shteti ynë ishte nën diktaturën komuniste, edhe më pas, në fillimet pluraliste dhe shtetin plural. asnjëherë , në mënyrë absolute asnjëherë, nuk kam dëgjuar një fjalë mospërfillëse për shqiptarët, kudo që jetonin. Presidenti Nixon ishte AI  që nuk e lejoi juntën ushtarake greke të ndërmerrte akte agresive ndaj shtetit tone,megjithëse ishim nën diktaturën komuniste dhe presidenti ishte antikomunist I njohur; ishte presidenti Klinton që urdhëroi fuqinë ushtarake më të madhe të të gjitha kohrave për të sulmuar pushtetin fashist serb; ishte presidenti GEORG BUSH jr, – i cili që nga Tirana, shpalli mëvetsinë e shtetit të Kosovës.

 

E mirëkuptoj që nuk I dini të gjitha këto fakte, sepse nuk paraqiten ende në librat e Historisë Shqiptare, dikur për shkak të izolimit nga bota e më pas, si demokraci e re e si duket me shumë problem, sepse nuk e besoj dot që gazetarë profesionistë të dëshirojnë vetdijshëm të keqinformojnë opionin public dhe të nxisin keqdashësi ndaj aleatit dhe mbrojtësit tone kryesor amerikan. Falë të së cilës ekzistojmë në këtë formë dhe masë, siç jemi sot, dy shtete shqiptare, të pavarur, të lire dhe demokratik, evropian.

Shqiptarët ,kudo që jetojnë, janë ndër popujt më pro amerikanë dhe kanë arsye të jenë, pasi ekzistenca e djeshme  dhe e ardhmja e tyre janë të lidhura pikërisht me këtë shtet të fuqishëm, I cili n aka dale krahë në të drejtën tone, të cilën nuk e mbronim dot vetë si një shtet I vogël që jemi.

I detyruar nga diktatura komuniste të arratiset, të gjejë vendbanim në shtetin amerikan, të ndërtojë në Amerikë një jetë të re, nuk e harrova kurrë Atdheun, e pata gjithmonë në zemër dhe fati e deshi të isha dëshmitar aktiv në 5 situata, ku , falë Vendimit të prerë dhe të palëkundur të presidentëve amerikanë, në bazë të mirëinformimit të verifikuar, paraprinë mos-shpërbërjen e Shqipërisë, duke luftuar fort diplomatikisht, por edhe duke sakrifikuar jetë ushtarësh amerikanë, kur ishte e nevojshme, në mbrojtje të ekzistencës sonë si Shqipëri, si shtetas të një shteti të vogël, kundrejt interesave të padrejta, përsonale të shteteve shumë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm se ne, qoftë edhe aleatë më të vlefshëm se sa ne për Amerikën.

Të duash me shpirt popullin dhe vendin që I takon dhe, një nga shenjat e kësaj dashurie është mirënjohja për ATA që na janë gjendur në momentet më të vështira të jetës dhe të histories sonë, të cilët kanë pasur qartësinë, vendosmërinë dhe dashamirësinë të luftonin për të drejtat tona, kur ne vetë nuk I mbronim dot ata. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR LEVONJA/ “Xhevdeti iku, tani kemi Çukurin”
Previous article MERO BAZE/ Ilir Meta mund të kthehet në një shpresë për të rinjtë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k