• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Para zgjedhjeve të lira në Shqipëri, duhen zgjedhjet e lira në parti!
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Para zgjedhjeve të lira në Shqipëri, duhen zgjedhjet e lira në parti!

January 16th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Nga Skënder Minxhozi

Ata që bërtasin nga mëngjesi në darkë për vjedhje votash sa në Dibër, Durrës apo diku gjetkë, mund të kenë betejat e tyre të drejta për të luftuar.

Në epokën dixhitale krimet zgjedhore bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u kamufluar, megjithëse është një e vërtetë e provuar katërcipërisht, se zgjedhjet shqiptare nuk u vodhën për herë të parë as në vitin 2017, as në vitin 2019.

Ka pasur momente për shembull, kur të vidhje një mandat me shumë peshë, si ai i Tiranës, nuk ishte turp të ndryshoje rezultatin as para kamerave që e transmetonin direkt zullumin elektoral nga zyrat e KQZ te Pallati i Kongreseve, në praninë e shqiptarëve dhe të huajve.

Megjithatë çfarë ka ikur, nuk kthehet më. Duhet folur e luftuar për zgjedhje të lira, sepse ka ende shumë rrugë drejt normalitetit. Dhe duket se normaliteti zgjedhor në këtë vend nuk fillon tek kutia e votimit, ditën e zgjedhjeve, por shumë kohë më parë, kur nuk është hapur asnjë nga mbi 5000 qendrat e votimit nëpër territorin shqiptar.

Origjina e shtrembërimit të vullnetit të popullit nuk nis me fushatën elektorale, apo edhe me ditën e votimit. Ajo vetëm përmbyllet në atë moment, vetëm merr të drejtën e “nënshtetësisë”. E keqja nis jo tek mungesa e zgjedhjeve të lira në rang kombëtar, por tek mungesa e proceseve demokratike, e respektimit të lirisë së brendshme dhe e mbytjes së alternativave qysh në gjirin e vetë partive politike.

Sot është një e vërtetë e pranuar gjerësisht nën zë, por edhe publikisht, se me kalimin e viteve, partitë politike e kanë uzurpuar, mpakur dhe kthyer në formalitet fals, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për pushtetin qëndror dhe atë lokal. Të përzgjedhësh sot një deputet apo një kryetar bashkie të ardhshëm, prej kohësh nuk do të thotë më të bësh ndonjë konsultim serioz vertikal, që nga baza deri në kokë të partisë. Asnjë proces apo qoftë edhe gjurmë gare apo konkurimi listash, nuk ndodh sot brenda partive të mëdha PS e PD (imagjinoni të tjerët), për të peshuar, reflektuar dhe më në fund përzgjedhur ata që janë më të mirët në një realitet konkret, në një territor, qytet apo fshat të Shqipërisë.

Krerët politikë, forumet drejtuese të partive, ndodhen sot pa asnjë alibi bindëse, rreth gjendjes në të cilën ndodhet përfaqësimi i votës së popullit në institucione. Kanë qenë me vite e vite sovranë të padiskutueshëm në proceset e rekrutimit dhe të karrierave të të gjithë atyre që popullojnë sot parlamentin, pushtetin vendor dhe dhjetra institucione të tjera që menaxhojnë paranë publike, ose flasin në emër të vendit.

Megjithëse ndahen në një pafundësi temash e tezash, disa herë qesharake dhe hipokrite, pjesa dërrmuese e liderëve politikë e pranon sot se sistemi ndodhet në një krizë të thellë përfaqësimi. “Dua t’i telefonoj dikujt në Evropë, po s’kam se kujt”, thoshte dikur me ironinë e tij të hollë sekretari amerikan i shtetit Kinsinger. Ndodhemi në situatën kur një përfaqësues i popullit i thotë “kopratë” korporatës! Dhe ai që e futi këtë person në sallën e Kuvendit nuk ka dalë të paktën të kërkojë një ndjesë simbolike!

Të gjitha sinjalet që vijnë nga selitë e partive në prag të fillimit të fushatave elektorale, kanë të bëjnë me parimin “ruaju mos të të heqë kryetari vështrimin”! Një batutë e brendshme partiake që pasqyron shkallën e varësisë që ka arritur sot procesi i vendimmarrjes, nga i pari i forcës politike. Tejkalim strukturash, formalitet i skajshëm në hartime listash, heqje emrash me peshë dhe vlerë, për t’u zëvendësuar nga të njohur, miq apo “përfaqësues të sipërmarrjes” – kjo është zanafilla e problemit me zgjedhjet shqiptare. Kudo rreth nesh, në Itali e vende të tjera demokratike të pellgut tonë gjeografik, zgjedhja e kandidaturave kalon disa kritere që mund të kenë infiltrime miqsh e të njohurish personalë, por që nuk i binden kurrsesi eksluzivisht, subjektivitetit të krerëve partiakë. Ka garë, ka kritere, ka dhe vlera që promovohen.

Procesi i respektimit dhe zbatimit të demokracisë së brendshme, është kthyer në një çeshtje egzistenciale për partitë politike shqiptare. Kemi këtë parlament sepse, ndër të tjera, kemi pasur edhe një lloj të caktuar materiali të skaduar në listat që janë votuar. Lidhja shkak-pasojë në këtë rast është flagrante dhe flet për një bjerrje të hatashme të proceseve të brendshme demokratike partiake, në selektimin e përfaqësuesve të ardhshëm në të gjitha katet e pushtetit dhe institucioneve.

Nëse duam të afrohemi realisht e jo vetëm verbalisht me Evropën, duhet të njohim dhe aplikojmë këtë parim të madh që ndan partitë autoritariste, nga ato demokratike. Nuk mund të ketë një reformë të qenesishme zgjedhore dhe zgjedhje të ndershme, nëse nuk votohet dhe zgjidhet mbi bazën e listave që pasqyrojnë lirinë dhe demokracinë e brendshme të siglave që konkurojnë. Nëse duam të operojmë dhe amputojmë të keqen, le ta bëjmë siç duhet. Ndryshe gangrena nuk do të zhduket.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Për entuziastët e “kompetencave” të Këshillit Politik
Previous article IRENA BEQIRAJ/ Vëllezër joopozitarë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k