• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Një kryetar opozite pa mandat
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Një kryetar opozite pa mandat

January 14th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Lulzim Basha është një kryetar opozite i pamandatuar, por kjo ndoshta vlen edhe për postin e tij të kryetarit të PD. Kjo për faktin sepse, ai nuk është zgjedhur kurrë edhe si kryetar partie, nga shumica e votuesve, anëtarësisë dhe militantëve të PD. Mjafton të kujtojmë dy herët e shkuara, dhe do të bindemi se aktualisht ai është kryetar partie, nga vetëm votat e atyre që mban rreth vehtes, dhe vota e Doktorit. Por sikur të bënim një votim të hapur ose të mbyllur sot, ndoshta edhe vetë Doktori nuk do të votonte më për Lulzimin e tij. Por duke u kthyer tek ajo që ai e quan shpesh “opozita e bashkuar”, dhe vetshpallja e tij si “kryetar” i saj, duhet patjetër të kujtojmë se, jo të gjithë aleatët e tij “besnikë” kanë qenë dhe janë edhe sot dakort, për Lulzimin kryeopozitar. Partia Demokratike në zgjedhjet e fundit, jo vetëm ka humbur dhe nuk ka fituar, por ajo është firuar me mbi 240 mijë vota, duke e renditur atë në peshoren elektorale të Partisë Republikane, Agrare, PDIU, dhe LSI, të cilat thuajse kanë afërsisht një numër të përafërt mbështetësish me partinë e Lulzim Bashës.

Periudha 6-vjeçare në opozitë, e cila ka gjasa të zgjatet shumë e shumë në vite, e vuri partinë e demokratikasve në vështirësi të mëdha, dhe kjo padyshim i faturohet piksëpari kryetarit Basha. Ndjekja korrekte e urdhërave dhe udhëzimeve të Doktorit, mungesa e aftësive grupformuese brënda partisë, mungesa e emrave dhe elitës intelektuale, përjashtimi me dhunë i çdo zëri ndryshe, ishin dhe mbeten faktorët kryesorë që e denigruan PD. Por pavarsisht dështimeve, Lulzim Basha ka arritur të mbledhë rrethe vehtes çdo javë “aleatët”, t’u tregojë atyre “si bëhet politika e madhe, dhe si rrëzohet Rama”, dhe pastaj ti rreshtojë ata në shkallët e SHQUP-it, nga ku jep deklarata mediatike. Ai madje arrin deri aty, sa përzgjedh mes aleatëve edhe emrat se kush do të jetë në tryezën e Reformës së re Zgjedhore, të cilën sipas tij “po e saboton vetëm Rama”.

Pra, një kryetar i pamandatuar opozite, (dhe me mandat të kontestuar si kryetar partie) i emëruar si i tillë vetëm nga Doktori, arrin tu imponohet 5-6 burrave dhe një gruaje, madje u bën edhe rreshtore në SHQUP, edhe pse realisht ata janë të barabartë me atë. Rikthimi në tryezën e Reformës Zgjedhore, dhe pranimi pa kushte i të dërguarve të tij, për t’u ulur me Damian Gjiknurin, shpresojmë të jetë një veprim i sinqertë dhe hapi i duhur i kryetarit të ish-opozitaristëve të vjetër. Duke kërkuar “shpejtimin e Reformës Zgjedhore nga Rama, miratimin gjithpërfshirës të saj nga partitë politike”, Lulzim Basha po mundohet të krijojë mjegullnajën e duhur për të justifikuar në të ardhmen, një tërheqje pa shkak të negociatorëve të tij. Faktet kanë treguar se kryetari demokratiksave, ka qenë gjithmonë pengues dhe sabotues i proceseve “gjithpërfshirëse” ku mjafton të kujtojmë reformën në drejtësi.

Lulzim Basha është i ndërgjegjshëm edhe vetë, se nuk mund të bjerë dakort me shumicën parlamentare për gjithçka, dhe kjo për faktin e thjeshtë, pas tij është Doktori. Ai është i “dënuar” përjetësisht, të mos jetë lideri, por thjesht një kryetar i emëruar partie dhe opozite. Përsa i përket uljes në tryezë me Gjiknurin dhe Hajdarin, mbetet të shohim buzëqeshjen e rradhës të kryetarit Basha, pas “triumfit” me sukses të revolucionit popullor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JOZEFINA TOPALLI/ Basha, njeriu, që la vendin pa opozitë!
Previous article ASTRIT PATOZI/ Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k