• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Goditje e moderuar nga Teherani
Home
Blog

ANALIZA/ Goditje e moderuar nga Teherani

January 8th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Në thelb është absurde: raketat iraniane godasin dy baza amerikane në Irak – dhe bota merr frymë e lehtësuar. Sipas asaj që dihet deri tani, dëmi është i vogël. Presidenti amerikan Donald Trump reagoi i matur për mënyrën e tij. Për mëngjesin në Uashington ai njoftoi vetëm  një deklaratë dhe jo lëshimin e raketave kundër pasurive kulturore iraniane.

Nga pala iraniane, ministri i Jashtëm Dschawad Sarif shkroi në twitter se Irani kishte marrë në mënyrë proporcionale masa vetëmbrojtjeje – dhe mbi të gjitha: i kishte përfunduar.

A është shmangur rreziku i tokës së djegur në Lindjen e Afërt dhe të Mesme? Jo. Por duket se bota të paktën është larguar një hap nga humnera, në buzë të së cilës qe afruar pas vrasjes së qëllimshme nga SHBA të gjeneralit iranian Soleimani.

Teherani mund të ruajë fytyrën

Sulmi me raketa duket i matur saktësisht: i madh në mënyrë që Teherani të shpëtojë fytyrën. Por nën pragun që do ta nxiste Trump të sulmonte objektivat brenda Iranit. E gjithë bota e dinte se Teherani do të reagonte në një formë në ndonjë pikë. Vrasja e Soleimanit ishte një akt lufte që udhëheqja iraniane nuk mund ta injoronte.

Në të njëjtën kohë të tërheq vëmendjen: Teherani kishte deklaruar se donte të hakmerrej vetë. Kjo gjithashtu mund të shihet si një paralajmërim për aleatët e “Boshtit të Rezistencës” në Liban, Irak dhe Jemen që të mos ndërmarrin veprime të tyre.

Matthias von HeinMatthias von Hein

Tani që doli ca avull si nga kazani amerikan, ashtu edhe nga ai iranian, hapet një dritare për diplomacinë. Dhe bashkë me të edhe për evropianët. Ata duhet të bëjnë gjithçka që munden, për t’i nxitur të dyja palët për shtensionim ushtrarak dhe retorik.

Qëndrim në politikën e presionit maksimal?

Shkëmbimi publik i replikave mund të pasohet shumë shpejt nga ngacmime të militantëve aleatë të Teheranit ose veprime në të cilat Teherani mund të kundërshtojë besueshëm autorësinë e tij.

Kjo vlen veçanërisht po t’i përmbahen SHBA politikës së presionit maksimal. Me sanksionet e tyre, SHBA po zhvillojnë një luftë ekonomike që po e mbyt Iranin. Sa për kujtesë: ishte dalja e njëanshme e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore në maj 2018 që e nisi spiralen e përshkallëzimit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Helidon Haliti, përtej dhe brenda ëndrrës
Previous article BATON HAXHIA/ Kërkimi i kohës për shtyrje të pafundme (ose si t’i kuptojmë lojërat e Albin Kurtit)

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k