• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
YLLI PATA/ Standardet e dyfishta të opozitës me kreun e SPAK: Pse u ndryshua qëndrimi për 24 orë
Home
Blog

YLLI PATA/ Standardet e dyfishta të opozitës me kreun e SPAK: Pse u ndryshua qëndrimi për 24 orë

December 23rd, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ylli Pata

Nuk ka zgjatur as 24 orë “muaji i mjaltit” i opozitës ndaj SPAK-Prokurorisë Speciale Antikorrupsion, pas betimit tek presidenti i Republikës.

Në breshëri, nga artileritë e propagandës e deri në postblloqet e selive, u qëllua me top lidershipi i SPAK, duke e konsideruar të lidhur me regjimin e vjetër.

Ndërkohë që në deklaratën e pare, opozita, pra PD dhe LSI shprehnin mbështetjen dhe përkrahjen e Prokurorisë Speciale.

Në fillim nga frëngji e më pas nga selitë e opozitës u sulmua Arben Kraja, drejtues i SPAK, duke e akuzuar si një hetues i komunizmit.

Një argument, që duhet të të ishte daravitur me kohën, pasi kanë kaluar 30 vjet nga rënia e komunizmit. Sikur ky standard të ishte një kriter për të djathtën shqiptare, kjo e fundit do ta zbatonte me rigorozitet, por nuk e ka bërë.

Mjafton të shikosh CV-në e kreut të SPAK për të parë që ky argument i deklamuar nga Gazmend Bardhi sikur nuk shkon.

E vërtetë, zoti Kraja ka qenë hetues nga viti 1987-1992, por kur Partia Demokratike erdhi në qeverisje, kreun e sotëm të SPAK, e mori në qendrën e antikomunizmit, pra në Shkodër, dhe e emëroi si këshilltar juridik të Policisë Financiare, që ishte një nga organet më të rëndësishme qeveritare të pushtetit të ri.

Në vitin 1993, Kraja u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme, kur PD ishte në kulmin e pushtetit dhe ridimensionoi institucionet e drejtësisë, duke larguar atë që mendonte dhe emëronte atë që donte.

Kraja ka pasur karrierë të qëndrueshme gjatë pushtetit të PS-së, kur është zgjedhur numri dy i KLSH-së, pra ka kontrolluar financat e shtetit shqiptar, e më pas edhe në Kryeministri.

Ndërkaq, pas vitit 2005, kur PD erdhi në pushtet dhe zgjodhi kryeprokuroren e saj, Ina Ramën, kreu i sotëm i SPAK ishte prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Më pas në vitin 2014, Kraja drejtoi pikërisht zyrën e rëndësishme të luftës së korrupsionit dhe të aseteve kriminale në Prokurorinë e Përgjithshme.

Si logjikë i bie që nëse nuk ka hapur dosje, edhe mund të ketë grumbulluar fakte, por kjo mbetet të shihet.

Megjithatë, PD-ja apo edhe opozita e djathtë, nuk e ka atë kartë morale që të luftojë me lustracionin në rastin “Kraja”.

Qoftë sepse e ka pasur zyrtar të qeverisjeve të saj, por kjo është anësore, pasi në fund të fundit çdo administratë tenton të përthithë burimet njerëzore që i vlejnë dhe plotësojnë disa kritere profesionale, apo edhe morale.

Megjithatë, PD nuk  mund ta mbajë kartën e lustracionit, pasi në organet e gjyqësorit, në krye të tyre ka pasur zyrtarë që janë akuzuar si protagonistë në drejtësinë e pushtetit komunist.

Si zoti Rustem Gjata që ka qenë kryetar i Gjykatës Kushtetuese, kur PD ishte në pushtet, i cili edhe pse një jurist i kompletuar, është akuzuar si pjesë e gjyqësorit komunist që ka dënuar politikisht edhe më ashpër se Kraja, apo të tjerë.

Apo edhe drejtues të tjerë, që megjithatë kanë qenë gjykatës apo prokurorë në komunizëm.

Por le të shkëputemi nga ky argument.

Marrim si model precedentin e Arta Markut. E shkolluar pas 1990-s, e magjistruar pas komunizmit, e emëruar prokurore në sistemin demokratik.

Që vinte nga familje e persekutuar egërsisht nga regjimi komunist, madje edhe pranë Partisë Demokratike.

Por PD, ashtu dhe LSI e sulmoi që në fillim, madje pa hyrë në zyrë (pra pa u parë ajo që ajo bëri si kryeprokurore).

Po të shohësh arkivat, sulmi ndaj Arta Markut, madje ka qenë më i ashpër sesa ndaj Arben Krajës, pasi gjithçka ishte sebep, sepse thelbi ishte mbrojtja e Adriatik Llallës.

Ndaj parë gjithë këtë linjë logjike, duket se antagonizmi i opozitës nuk duket se ka të bëjë me një standard që ajo pret tek profile i kreut të SPAK, por nga standardi që ajo pret nga një SPAK, që mund të hetojë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Deri tani këtë e ka kontestuar vetëm PD e LSI. SHBA dhe BE e ka përshëndetur, madje edhe financuar…

TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Zgjedhjet e 2020-s dhe procesi për shkarkimin e Presidentit Trump
Previous article ANALIZA/ Viti i zymtë i Ri i Bashkimit Europian

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k