• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUT AJAZI/ Përse “djersiten” në SHQUP pas formimit të SPAK ?
Home
Blog

ARTUT AJAZI/ Përse “djersiten” në SHQUP pas formimit të SPAK ?

December 20th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

Betimi i prokurorëve të SPAK-ut para kreut të shtetit, si dhe përzgjedhja e kreut të asaj strukture të posaçme, e cila do të nisë nga puna pa asnjë ditë vonesë me dosje të “nxehta” të vjetra dhe të reja, duket se ka nisur të “djersisë” shumë kollare nga krahu i ish-opozitës, kryesisht në SHQUP. I pari që e ka nisur me “këmbën e mbarë” këtë proces ka qenë “cironka” Salianji, i cili pas dënimit nga gjykata, ka vrapuar drejt e tek kreu aktual i shtetit, për të gjetur qetësi dhe mbrojtje. Tashmë ka nisur numurimi mbrapsht për ata që deri sot kanë “shirë në lëmë”, për ata që mbushën thasët, dyshekët dhe dhomat me milionat e pasurisë së këtij vendi dhe shqiptarëve, ka nisur numurimi mbrapsht, për ata që lirinë dhe demokracinë e kuptuan si pjesë e zhvatjes, dhe jo kontribut ndaj tyre. Ka nisur SPAK, ka nisur stina e ndëshkimeve ligjore, ndaj atyre që kanë 29 vjet që baltosin të bardhin dhe të ziun, për ata që kanë bërë pis me gojën e tyre dhe levat e bindura, gjithkënd që ka guxuar ti ndalë, ti denoncojë dhe diskreditojë.

Në SHQUP kanë nisur të “djersiten” dhe ndërrojnë kanatjeret në zyra dhe makina, pasi SPAK, ka nisur nga puna. Duke patur totalisht mbështetjen amerikane dhe europiane, kjo strukturë e posaçme nga nesër nis nga puna me dosjet e krimit, trafikut dhe korrupsionit, nga nesër nis nga rihetimi i dosjeve për cilindo që ka shkelur ligjet e këtij vendi, dhe ka ngjyer duart në krim. Prokurorët e posaçëm, janë përzgjedhur nga nivele të larta të sistemit drejtësisë, si njerëz me integritet, vullnet dhe aftësi të shkëlqyera profesionale. Nga dita e djeshme, Shqipëria ka nisur rrugëtimin drejt një procesi të gjatë ligjor ndëshkueshmërie, ndaj atyre që deri sot kanë fshehur dhe janë fshehur pas dosjeve të mbyllura mëkatare, nga ish-prokurorët dhe gjyqtarët e flakur nga Vetting-u.

Askush nuk ka shanse të shpëtojë nga rihetimi i skandaleve ligjore, penale dhe korruptive, nga rihetimi i dosjeve të fshehura prej kaq vitesh për kollaret, që duhej të ishin në burg për 1997, Gërdecin, 21 Janarin, vjedhjen e arit, shitjen dhe blerjen e tokave dhe pasurive të këtij vendi, askush nuk do të ketë shansin të fshihet më pas “mandatit”, “liderit” apo dhe “populistit”, askush nuk do të ketë shansin (s’enfuir) tja mbathë në drejtim të paditur, qoftë edhe drejt Moskës apo Pekinit. Duke patur mbështetjen amerikane, SPAK tanimë e ka të qartë detyrën e saj, duke krijuar bindjen tek çdo prokuror i saj, për misionin aq të rëndësishëm në shërbim të një drejtësie të re, mbi gërmadhën e vjetër. Edhe pse u munduan ta pengonin, edhe pse u munduan ta sabotonin, edhe pse u munduan ta rrëzonin dhe njollosnin, ish-mëkatarët e ish-opozitës së vjetër, nuk mundën ta ndalnin formimin dhe së fundi funksionimin e SPAK.

Nga dje në zyrat e SHQUP-it, ka nisur sëkëlldisja e madhe, ka nisur “djersitja” e atyre që deri tani, ishin të paprekshmit e kësaj toke, e atyre që deri tani “i punuan qindin” siç thotë populli , vendit dhe shqiptarëve. Drejtësia e këtij vendi ka rilindur, drejtësia e këtij vendi, nga dje është më dinjitoze, dhe më e mbështetur nga shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar, në misionin e saj histori të nxjerrjes para ligjit, edhe të peshkaqenëve të politikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Tronditjet e Ilir Metës
Previous article MERO BAZE/ Foto me Salianjin, një sforcim për të ruajtur “hijen e frikës” mbi drejtësinë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k