• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Kjo ish-opozitë, më e keqe se tërmeti
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Kjo ish-opozitë, më e keqe se tërmeti

December 4th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Duhej të ndodhte kjo tragjedi, që shqiptarët të bindeshin plotësisht se, ish-opozita e dikurshme e këtij vendi, edhe në ditë fatzeza nuk po u gjendet pranë, nuk po i ndihmon por po i ngatërron, nuk po pranon të bashkëpunojë por vetëm drejton gishtin dhe akuzon, se ka vendosur të jetë sehirxhie edhe kur gjithë bota është me ne. Kjo ish-opozitë është më e keqe se vetë tërmeti.

Kjo ish-opozitë, që luan me ndjenjat e atyre që flenë në hotele dhe çadra, kjo ish-opozitë që ka nge të tallet dhe qeshë edhe kur ndodhet pranë atyre fatzinjve, edhe kur i kërkohet të ulet në tryeza dhe të bashkëpunojë, nuk është gjë tjetër veçse një “tërmet” më i keq dhe më shkatërrues për vendin.

Nuk po mbetet shtet, qeveri, presidencë në Europë dhe më gjërë se kaq, donator privat dhe kompani e fuqishme brënda dhe jashtë vendit, që nuk ka shprehur keqardhje dhe mbështetje për Shqipërinë, duke premtuar gatishmëri maksimale për të ndihmuar me gjithçka.

E vetmja që rri larg, e vetmja që gjen kohën të bëjë “shaka pa kripë” edhe ditët e ftohta të dimrit mes atyre që janë në hallin e madh, është ish-opozita e tërmetosur. Ish-opozita e Lulzimit dhe Monikës, ish-opozita e ankthit dhe frikës, ish-opozita e dogmave dhe budallallëqeve, ish-opozita e djegies së mandateve dhe e fushatës antiintegrim të Shqipërisë, ish-opozita e hareshme gjithmonë kur ndodh gjëma, për të gjetur rastin të sulmojë qeverinë dhe kryeministrin.

E gjendur përballë një situate krejt ndryshe, e pamenduar nga Lulzimi, Doktori dhe Monika, e gjendur përballë një mobilizimi maksimalisht europian dhe botëror për të zhdukur në kohë rekord pasojat e tërmetit, ish-opozitës i mbetet të luajë “theatro” me “planet e saj 3 pikëshe dhe me 500 inxhinerët e rindërtimit” që Lulzimi ka menduar ti mbledhë në SHQUP, dhe ti nisë drejt rrënojave.

Por në fakt, gjithë vëmëndja e shqiptarëve këto ditë ka shkuar drejt diçkaje tjetër, që lidhet me solidaritetin, me të ardhmen, me jetën dhe bukuritë e saj, duke harruar dhe injoruar ish-opozitën e tërmetosur dhe plevitosur. Ajo do të mbetet përgjithmonë e shkuara, e vjetra, e qametosura, dhe ndoshta si një kujtim i lig, i një kohe të keqe.

Të kthesh ditët e vështira në ditë fushate, të quash angazhimin e paparë të gjithë shtetit në “hiçgjë” dhe të mbetesh jashtë tavolinës bashkëpunuese për të ardhmen e shqiptarëve, vetëm e vetëm se në krye të saj është Rama, do të thotë se ti Lulzim Basha mendon vetëm për pushtetin, dhe jo për miletin.

Nuk të beson kush ty, kur shkon në Bubq apo Borizanë, dhe u “prezanton” atyre hallexhinjve “planin tënd me 3 pika dhe 500 inxhinerë”, pasi shteti nuk funksionon me korrespondencë dhe as part-time, por me institucione legale, nga ku marrin rrugë propozimet, idetë dhe projektet qoftë edhe të një ish-opozite.

Duke nxituar të nxjerrë “përgjegjësit” e katrahurës, në fakt ish-opozita ka menduar ti dalë përpara një tjetër beteje të humbur, e cila ka nisur tashmë nga Prokuroria, për të nxjerrë me fakte, kush kanë qenë dhe kush janë , ata që kanë përfituar nga oligarkët e fushës së ndërtimit në 20 e ca vjet, kush kanë qenë e kush janë ata, që ditën i “sulmojnë” dhe natën i përqafojnë bosët e ndërtimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALINA BUZI/ Ku besoni më shumë se do të gjeni ndihmë në kohë të vështira?
Previous article ASTRIT PATOZI/ Një ''tërmet'' që mund ta kishim evituar

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k