• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Për kë duhet të marrim armët?!
Home
Blog

ARDIT RADA/ Për kë duhet të marrim armët?!

November 15th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ardit Rada

Ilir Meta ka identifikuar sot tre rrugë që u mbeten shqiptarëve, nëse sipas tij Gjykata Kushtetuese bie në dorë të Edi Ramës. Që të treja ekstreme, por mes tyre, më e “lehta”, sipas Presidentit, ajo e marrjes së armëve për të luftuar shtetin në fuqi! Mes ikjes nga vendi dhe pajtimi me situatën e re, pra marrjen e Kushtetueses nga Rama, Ilir Meta na sugjeron mes rreshtave që të zgjedhim rrugën e tretë: luftën me armë!

Përtej faktit që kjo deklaratë shënon hallakatjen logjike të rradhës për kryetarin tonë të shtetit, ajo është njëherësh dëshmia më e skajshme, sesa shumë Ilir Meta i identifikon interesat e veta personale, me ato të të gjithë shqiptarëve. Me fjalë të tjera, në një mishmash kompetencash, emërimesh e ç’emërimesh që kemi parë këto orë, ne duhet të jemi kaq të kthjellët dhe të egërsuar njëherazi, që të tregojmë me gisht pa asnjë mëdyshje fajtorin e kësaj rrëmuje ligjore, e më pas të hapim dhe një herë depot si në vitin 1997, e të fillojmë luftën kundër qeverisë! Një çmenduri e vërtetë!

Që Ilir Meta është në një prag-krize jo vetëm politike e institucionale, kjo është parë këto muaj, kur na është shfaqur me rroba banjo ditën e zgjedhjeve, duke përkëdhelur macet e kastravecat, apo duke bërë not në det, ndërsa recitonte frazën “më mirë në det se në pishinë”! Për inat të Ramës, që ishte larë para tij në det!

Kjo përçartje e Presidentit ka të tjera shkaqe. Janë ato të vjetrat që i dinë fort mirë shqiptarët, të cilët, teksa dëgjojnë thirrjet për armë, gjëja e parë që bëjnë është jo të nxjerrin nga sëndyku kallahsnikovin e ’97-ës, por të marrin telekomandën e të kalojnë në një kanal muzikor, nën frazën e bezdisur “na çanë veshët këta”!

Frika e presidentit me Kushtetuesen buron nga sjellja e tij tërësisht antiligjore e antikushtetuese e vitit të fundit kalendarik. Një vit më parë kryetari ynë i shtetit bllokoi emërimet e reja në qeveri. Kush e kujton atë akt, nuk ka sesi të mos ketë parasysh faktin e thjeshtë se Meta, pra Presidenti, futi duart dhunshëm në emërimet e një institucioni tjetër. Pra qeverisë. Shkeli me këmbë afatin ligjor shtatëditor të emërimeve dhe shkarkimeve dhe kreu kësisoj një shkelje kushtetuese të rëndë dhe të paprecedent. As Bujar Nishani para tij s’kishte guxuar të shkonte aq larg me emërimin e Fatmir Xhafajt.

Pas pak muajsh kreu ynë i shtetit anulloi zgjedhjet lokale, të cilat i kishte dekretuar vetë gjashtë muaj më parë. Kreu kështu një tjetër gjest të rëndë antikushtetues, duke u përpjekur të influencojë dhe kontrollojë në mënyrë flagrante aktin më të madh demokratik të një shoqërie të hapur: zgjedhjet!

Për këto arsye Ilir Meta ka sot frikë nga Kushtetuesja dhe nga Kushtetuta vetë. Për këto arsye ai bën thirrje për rrëmbim armësh, duke na kujtuar një mik të tij të vjetër, që dikur në fakt e quante “Sali Gërdeci”, por që më vonë e pranoi ta kishte shef në qeverinë e vitit 2009. Ashtu si Berisha që dikur bënte thirrje për të marrë armët nga foltorja e parlamentit, ashtu edhe Presidenti aktual, në krizën e thellë ku ndodhet, nuk gjen formulë më të mirë se ajo e mbretërve të Francës: Pas meje qameti!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDRI KAJSIU/ Sot Kaligula do pyeste: Përse mos ta zëvendësojmë Metën me një kalë?
Previous article MERO BAZE/ Noterizimi i banalitetit të Ilir Metës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k