• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
EDVIN KULLURI/ Politika eshte moral!
Home
Blog

EDVIN KULLURI/ Politika eshte moral!

November 1st, 2019 F.autor Blog 0 comments

Per ata qe ishin dakort me listen klandestine te deputeteve te vitit 2017, fushaten kapitulluese ndaj Rilindjes, marreveshjes okulte te 17 majit sot gjerat nuk shkojne mire ne PD! Po pse sot?! Ku ishin kur ndodhi masakra e 2017? Pse nuk folen ne ate kohe?! Pse nuk mbajten pergjegjesi personale si humbes ne qarqet e tyre?! Pse heshten ne mbledhjet e kryesise, Keshillit Kombetar dhe ne dy Kuvendet Kombetare?! Cfare mendimi paten kur propozuam me Edit Harxhin nje statut demokratizues qe synonte ndarjen e pushteteve brenda partise, mbajtjen e pergjegjesive ne raste humbjesh, transparence financiare dhe mbi te gjitha garantonte vendim-marrjen ne strukturat e bazes te Partise Demokratike per perfaqesimin ne pushtetin lokal dhe qendror?! Asnje! Pse nuk folen nje here te vetme ne 2016 kur largoheshin nga drejtimi i degeve kryetare fitues dhe qendronin humbes?! Apo se ishin klientela e tyre?! Vetem ulje koke dhe heshtje! Pse nuk cohen ne forumet drejtuese te kerkojne llogari per deshtimin e djegies se mandateve dhe dorezimit tek Rama te 15 bashkive qe u fituan ne 2015?! C’u thone demokrateve per keto deshtime pasi u angazhuan se do rrezonin qeverine dhe s’do kishte zgjedhje ne 30 qershor?! Hajdeni dhe fillojme edhe njehere nga fillimi?! Sa here do filloje ky leadership te fitoje zgjedhjet duke perfunduar ne humbje te njepasnjeshme?! Nese PD vazhdon te jete e percare dhe pa identitet ideologjik, cfare rezultati presin ne 2021?! Apo te jene ne nje karrige ne parti apo parlament dhe demokratet ne opozite pas 8 vitesh qeverisje te deshtuar?! Ky eshte nje debat i stisur per veten dhe jo per Partine Demokratike! E djathta qe po rritet nga SHBA deri ne Angli e Itali eshte e djathta qe u drejtohet interesave te njerezve e jo te vetes! Kjo perpjekje per “vjedhur debatin” eshte e deshperuar dhe nuk con askund pervecse krijon iluzionin e “debatit te brendshem” ne forume. Dhe me iluzione nuk fitohet por genjehen njerezit per heren e disate. Demokratet dhe votuesit gri duan zgjidhje e jo teater. E per ta mbyllur, sistemi me lista te hapura kerkon parti te hapur dhe demokratike. Listat e mbyllura apo te hapura qe firmosen ne 12 te nates nga kryetari pa garantuar perfaqesim do kene te njejtin rezultat! Deshtimin. I vetmi ndryshim do jete “renditja e humbesve”!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Ata që duan të mos gjendet kush qëlloi mbi prokurorin
Previous article ARTUR AJAZI/ Përse nuk ka mbështetje ndërkombëtare për PD?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k