• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Edhe me protestat, s’kemi bashkëkohësi, por PD s’i drejton dot?!
Home
Blog

BEN ANDONI/ Edhe me protestat, s’kemi bashkëkohësi, por PD s’i drejton dot?!

October 28th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ben Andoni

Ka kohë që njerëzit duan të protestojnë. Por nuk dinë sesi ta shkundin sistemin tonë krejt të kalbur. Politika futet në mes të çdo proteste dhe kërkon kapital, kurse militantët shkatërrojnë gjithçka. U morën protestën studentëve, minatorëve dhe kujto që u ngrit. Pastaj, kuptohet: pakt me njëri-tjetrin. Në fakt, ka dhe rezistencë, teksa ka komunitete më të vogla, që protestojnë sipas mënyrës së tyre. Vazhdojnë e protestojnë banorët e Astirit të rrudhur në numër nga koha dhe mënyra sesi përballen me policinë, gjithnjë e më të pakët njerëzit e teatrit, por gjithsesi rezistojnë prej muajsh pa fund. Nga ana tjetër, të dyja protestat i kanë shërbyer kryeministrit për të treguar demokratizimin e jetës shqiptare dhe përballjen e Ekzekutivit me këtë realitet. Por a janë vërtetë ato problemet kryesore të shqiptarëve? Për parimin po, mund të thotë gjithkush dhe ka një të drejtë kur shikon vetëmohimin e protestave, falë banorëve dhe pak vullnetarëve pa harruar dhe karburantin e pakët që u indukton indirekt PD me njerëzit e saj.

Në fakt, kriza aktuale në Shqipëri duam apo nuk duam është pjesëz e krizës së përbotshme, paçka faktit që ne nuk dimë të sillemi si të tillë. Gjithçka ia rëndojmë akshit. Vërtetë krizat e shekullit të shkuar nuk u ndjenë direkt prej regjimit socialist por ato u ndjenë indirekt me varfërinë më të madhe dhe shtimin e sloganeve socialiste për shtrëngimin e rripit. Pra, kurdo ato kanë pasur një lloj bashkëkohësie.

Në kohën tonë rrugën më të madhe sa i përket parimeve po e bën Neoliberalizmi dhe mbrojtësit e shumtë, që nuk mungojnë dhe në vendin tonë me lloj-lloj retorikash. “Të gjithë flasin, por harrojnë se për të shpëtuar Neoliberalizmin, ka qenë një politikë monetare e cila ka bllokuar çdo formë të stimulit fiskal në vendet perëndimore, dhe që në realitet ka ndihmuar vetëm sektorin financiar dhe kompanitë e mëdha shumëkombëshe”, shprehet Romaric Godin, gazetar francez, autor i librit “Lufta sociale në Francë”, në një shkrim botuar dhe shqip së fundi.

“Kriza e sotme sociale dhe demokratike reagohet me indiferentizëm, duke e ditur që për t’iu përkushtuar këtyre problemeve, do të ishte e nevojshme të ndryshohej në themel paradigma ekonomike”, thotë po i njëjti autor.

Dhe, nëse në botë ka dështuar, tashmë në të njëjtin sistem edhe në Shqipëri ka dështuar krejtësisht. Këtë e shikojmë kudo. Ekonomia botërore nuk po rritet, paçka evolucionit teknologjik. Dhe, të mos flasim për ekonominë tonë, që vërtetë ende nuk është pjesë e plotë e kësaj ekonomie, por që recetohet prej organizmave ndërkombëtare. Shqipëria ka nevojë të ndryshojë dhe të përshtasë një modul ekonomik që t’i shpëtojë disi kësaj krize.

Fjalët e bukura të kryeministrit Rama dhe ato që mëton Lulzim Basha, duke ia ngarkuar fajin njëri-tjetrit, janë një mirazh i të pamundurës, ndaj duhet që realisht protestat tona të kenë bashkëkohësi më të afërt me të gjithë botën, kudo që bëhen ato. Ne duhet të mësojmë nga protestat e Hong-Kongut dhe deri në Liban. Pra, si nga ato që kërkojnë demokracinë në Azi dhe Lindjen e Mesme, ashtu në ato ekonomike dhe politike kudo në Evropë. Nuk ka rëndësi se elektorati ynë është i ndarë në këtë mënyrë, porse duhet të drejtohemi në protesta reale. Ekonomia ndërkombëtare po na e bën të qartë se jemi të gabuar në skemat me ekonominë tonë dhe ndaj ajo po rrudhet nga dita në ditë, kurse politika e BE-së na kthjelloi me shikimin e saj për Hapjen e Negociatave, që nuk jemi të mirëpritur. Ne duhet të kërkojmë drejtësinë dhe një ekonomi më të mirë këtu, duke ngritur zërin, paçka se opozita me PD në krye nuk i mban dot ato. Ndaj flihet kaq shumë në Shqipëri…madje më shumë nga Opozita. (Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Të mbytesh në një pellg uji, thjesht nga zakoni i gënjeshtrës
Previous article LINDA RAMA/ Jeni aty për të shërbyer si agjentë ndryshimi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k