• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
EDONA LLUKAÇAJ/ Zonjat M!
Home
Blog

EDONA LLUKAÇAJ/ Zonjat M!

October 19th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Edona Llukaçaj

Ka disa ditë që media shqiptare është ‘pushtuar’ nga dy femra, në dy situata sa mëshirë-ndjellëse aq edhe nerva-cingëritese, që të bëjnë të reflektosh se cilat janë vlerat -a antivlerat- që promovohen në Shqipëri, si dhe pasojat e këtij fenomeni.

Padyshim që vrasja në Kavajë, me miqësira të supozuara gardianësh e ish të burgosurish që vriten teksa ‘sqarohen’ mbi tryeza kokaine, është lajm, madje tronditës. Por vëmendja kushtuar personalisht Marsidës, gruas së përfshirë në ngjarje, habit e deluzionon, njëkohësisht.

Brenda javës, nuk u ngurua të ekspozohej çdo detaj i jetës së saj; përtej jetës intime u mirëinformuam edhe sa herë përdorte drogë, sa herë shkoi në komisariat, ku la fëmijët, bile edhe kur pastroi shtëpine luksoze apo ndryshoi ngjyrën e flokëve. Me pak fjalë Marsida u kthye në “vipen” e Kavajës.

Po ashtu, deputetja ‘aksidentale’ e Kuvendit të Shqipërisë u bë e famshme brenda natës, ndonëse për arsye të tjera, fatkeqësisht jo për ndonjë sukses. Fryt i politikës së mbrapshtë që na dhuroi fillimisht sistemin ku voton pa zgjedhur, e më pas mbushi parlamentin me “krunde” listash, si pasojë e aktit “të mençur” për të mospërfaqësuar, deputetja e re duket më shumë si viktimë.

Deputetja e re nuk lexoi dot shqip, për shkak të emocioneve, disleksisë potenciale apo në rastin më të keq, analfabetizmit. Por ajo që bie në sy për këtë përfaqësuese tonën është se që nga dita që mori detyrën e rëndësishme të parlamentares është bërë lajm gjithsej tre herë, dhe asnjëherë për punën e saj në politikë. Për herë të parë, ditën kur hyri në kuvend nga një parti e padëgjuar -nga ato që kemi me shumicë- aleate e PD e që ka për kryetar një person me të njëjtin mbiemër me deputeten në fjalë dhe u betua, pasi mori mandatin e kryepozitarit të vetëdjegur.

Herën e dytë u bë lajm me ftesat për dasmën e saj në korrik, ku ftoi dhe deputetët e mazhorancës, përfshi kryetarin e grupit te PS. E së fundi, me fjalimin akoma të padeshifruar në foltoren e kuvendit.

(Ndryshe nga Marsida, për kontributin e deputete Majlindës për shoqërinë, qoftë para ose pasi hyri në kuvend, nuk dimë asgjë: as arsimimin e as profesionin. Thjesht, asgjë!)

Teksa shtetet e zhvilluara dhe Europa e dëshiruar po rishikon edhe rrëfenjat shekullore si Borëbardha, në mënyrë që të mos promovojnë anti-vlerën dhe margjinalizimin gjinor, mesazhi që po jepet në Shqipëri duket të jetë tjetërsoj.
Heshtja “mbulon” artistet, talentet, akadamiket, zonjat fisnike dhe të arritura, që nuk janë as të munguara e as të pakta në këtë vend. Po ashtu, asnjë nga historitë e suksesit të femrave shqiptare në botë nuk duket se duam ta dëgjojmë. (A thua se kemi frikë nga ato që ngjisin shkallët me meritokraci e dinjitet).

E na çudit fakti se jo pak besojnë se diploma merret në shkëmbim të marrëdhënieve me pseudoprofesorë injorantë e perversë. A thua se mentaliteti i promovuar nuk është se nëse je ‘e zonja’ bëhesh ose “vipe” e mendësisë “trimi i mirë me shokë shumë” ose politikëbërëse e gjeneratës së re, që do ta kishte zili cdo shtet, boll që është femër…

Politikane nga ato që nuk dihet se cilat politika mbrojnë e promovojnë, por hedhin firma në ‘letra zyrtare dashurie’ të komanduara për marrës ndërkombëtarë të llojit “unë ty të kam shumë xhan, ti pse nuk ma var?”

E na vjen keq kur Holanda nuk na e merr parasysh letrën kuptimplotë, por vë theksin në kriminalitetin e lartë. Nuk na shkon përshtat kur Danimarka, shteti i renditur i pari në botë për arritjet në fushën e të drejtave të njeriut dhe të barazisë (së mirëfilltë) gjinore, na sheh me skepticizëm.

Ndërsa kur Franca shprehet hapur për përpjekjet e pamjaftueshme për integrimin europian, fajin e ka zonja Macron. Sigurisht, meqë ajo nuk është nga këto “ikonat” tona, nuk di t’i vlerësojë arritjet e prandaj s’mund të mbajmë ne përgjegjësi. Të mbajë BE!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Pse nuk protestojmë kur humbet Shqipëria por kur na thërret partia?
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ “Sabotatori i heshtur” dhe mërzia e parakohshme shqiptare

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k