• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ Tregtari i Venedikut përballë Tregtarit të Kushtetutës
Home
Blog

ENDRI KAJSIU/ Tregtari i Venedikut përballë Tregtarit të Kushtetutës

October 2nd, 2019 F.autor Blog 0 comments

A mund të shlyesh borxhin, duke marrë një kile mish nga trupi i gjallë i një njeriu, por pa i derdhur asnjë pikë gjak. Ky ishte rebusi i ngritur nga Shekspiri, në Tregtarin e Venedikut.

Kalojnë pesë shekuj. E në Shqipëri shtrohet një rebus i ri. A mund të marrësh pesë nene nga Kushtetuta, ti përçudnosh dhe përdhunosh sipas dëshirës, por përsëri të mos e kesh shkelur Kushtetutën? Këtë herë, kjo vepër do të duhet të kishte pasur titullin e Tregtarit të Kushtetutës.

Pasi ndër vite, Ilir Meta ndërtoi karrierën e tij politike duke theksuar rast pas rasti (vetingu, reforma në drejtësi, anullimi i zgjedhjeve sa për të cituar tre), se Komisioni i Venecias është organi më i lartë kompetent për të vlerësuar çështjet kushtetuesë në Europë. E organi kompetent foli. Presidenti i Republikës ka shkelur qartësisht Kushtetutën me përpjekjen e dështuar bujshëm për shtyrjen e zgjedhjeve në vend.

Ironikisht, e vetmja rrugëdalje tani për kreun e shtetit, gjendet pikërisht tek dokumenti më i nëpërkëmbur i Presidencës, Kushtetuta e Republikës, e cila për shkarkimin e Presidentit vendos një kriter të vagullt, shkeljen e rëndë kushtetuese. Ne kete botekuptim, cfare ndryshon mes nje shkelje te rende e nje shkelje te lehte?

Në vazhdën e shuplakës së rëndë të Shkollës së Lartë të Shën Xhovanit, selisë së shekullit të XIII ku është vendosur Komisioni i Venecias, debati në Shqipëri shumë shpejt do të fokusohet në një hulli të re: Po, mbase Presidenti e ka shkelur Kushtetutën, por këtë e bëri me qëllimin e mirë për të shmangur përplasje civile dhe për të lejuar opozitën që të merrte pjesë në zgjedhje. E për shkak të këtij qëllimi “fisnik”, shkelja e Kushtetutës jo vetëm që nuk është e rëndë, por madje është edhe e përligjur”.

Për fat të mirë, Venecia nuk i ka lënë asgjë rastësisë dhe janë të paktën 5 paragrafë që gozhdojnë Presidentin. Me fjalë të thjeshta, shkelja më e rëndë që mund të bëjë një kryetar shteti është të shkelë të drejtat e njeriut dhe kjo është pikërisht ajo, që ka bërë Meta, duke tentuar të privojë qytetarët nga një e drejtë thelbësore në demokraci, siç është e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Konkretisht, opinioni i Venecias thotë:

Paragrafi 38 – Kërkesa për të vendosur një datë zgjedhjesh në avancë i shërben rendit dhe qetësisë publike.

Paragrafi 46 – “Actus contrarius”, e drejta për të anulluar dekretet apo vendimet e miratuara nga i njëjti institucion nuk aplikohet në fushën e të drejtave të njeriut.

Paragrafi 50 – Vendimi për të shtyrë ose anulluar zgjedhjet u bë pa asnjë bazë të përcaktuar ligjore.

Paragrafi 65 – E drejta për të votuar përfshin edhe të drejtën për të zgjedhur midis kandidatëve, por në 30 qershor nuk ishte shteti ai që pengoi partitë e opozitës të konkurronin, por vetë partitë që zgjodhën të mos merrnin pjesë.

Paragrafi 67 – Justifikimi i Presidentit për te perligjur shkeljen e nenit 3, të Protokollit të Parë të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, me precedentin Riza kundër Bullgarisë është i pavlefshëm në kushtet shqiptare.

Paragrafet 73-75 – Që thonë se periodiciteti i zgjedhjeve është një fenomen thelbësor i demokracive dhe shtyrja e tyre bëhej e pamundur, pasi do të krijonte paradoksin ligjor të kryebashkiakëve të pazgjedhur (me mandate të skaduar), që do të drejtonin ende bashkitë.

Megjithatë, është pikërisht paragrafi 67, ai që bën të qartë konkretisht se çfarë mendon Komisioni i Venecias, e bashkë me të edhe Këshilli i Europës për Ilir Metën.

Në një dokument të gjatë 19 faqe, ku Venecia tregohet aq e kujdesshme për të analizuar në mënyrë të balancuar gjithçka që ndodhi me zgjedhjet, bën habi fakti që në këtë paragraf nuk flitet më me nëse.

“Justifikimi i Presidentit për shkeljen e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut nuk është i vlefshëm”.

E çfarë mund të ketë një shkelje më të rëndë se kjo? Me rende se sa te shkelesh te drejtat baze te njeriut dhe Konventen Europiane te ketyre te drejtave?

Por, edhe më e rëndë se kaq, vendimi i Venecias është “de facto” një shkarkim i qartë i Presidentit, nga ana e organit më të lartë europian, Këshillit të Europës. Venecia nuk e thote shprehimisht, por nuk eshte e veshtire per t’u kuptuar: Nje president, qe neperkemb te drejtat baze te qytetareve te tij, nuk mund te jete nje president legjitim, e aq me pak nje president qe perfaqeson unitetin e kombit te tij.

E me komisionin hetimor që do të rifillojë punë pas dritës jeshile të Komisionit të Venecias, fati i Presidentit Meta këtë herë duket i vulosur, e për analogji, i ngjashëm me Antonion, Tregtarin e Venedikut, që përfundon i braktisur dhe i vetmuar, pikërisht në momentin kur mendoi që arriti të prekte zenitin e pushtetit të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI/ Trakte dhe protesta- deviza e re e opozitës
Previous article ARBEN ISARAJ/ Kushtetuesja nuk gjykon zgjedhjet, por shkeljet e Presidentit! Zoti e ndihmoftë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k