• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ Marrëveshja e dytë Basha-Bakojanis kundër Shqipërisë
Home
Blog

ENDRI KAJSIU/ Marrëveshja e dytë Basha-Bakojanis kundër Shqipërisë

September 14th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Ka një dëshirë të pashembullt Lulzim Basha që Shqipërisë të mos i jepet drita jeshile për negociatat në mes të tetorit. Lulzim Basha në vetë të parë ka lobuar si askush tjetër që Shqipëria të shihet si delja e zezë e Ballkanit.

Ky nuk është një sekret dhe këtë nuk e ka mohuar asnjëherë as vetë Basha. Arsyet merren me mend lehtë e s’po i rreshtojmë, por zhvillimet e fundit janë interesante për të kuptuar edhe levizjet politike.

Vizita e djeshme e Ramës në Berlin ku u prit nga Merkel (nga e cila mori mbështetje maksimale për Shqipërinë), kryeparlamentari i Bundestagut dhe grupet parlamentare (të cilat janë çdo ditë e më pro votës pro Shqipërisë në BE), nxorri në pah një të vërtetë tjetër për marrëdhëniet e Lulzim Bashës me Gjermaninë.

Kryedemokrati mesa duket nuk ka më asnjë mbështetje as në partinë e tij simotër në Gjermani e as nga disa deputetë të Bundestagut që deri para daljes së tij nga sistemi politik, i qëndruan në krah. Edhe ata janë bindur se shqiptarët (ndryshe nga politikanët e frikësuar) duhet të marrin atë që ju është premtuar.

Por, pas daljes në pah të këtij fakti dje nga takimet e kryeministrit Rama, një tjetër lajm qarkulloi në media. Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë në vitin 2009, Dora Bakojanis, motra e kryeministrit grek, Qiriako Micotaqis, aktualisht deputete dhe një nga drejtueset e partisë në pushtet Demokracia e Re, gjatë një diskutimi të saj në parlamentin grek është shprehur se Shqipërisë duhet t’i vendoset si kusht për negociatat, rikthimi i marrëveshjes së saj me Lulzim Bashën e Sali Berishën për detin, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në 2009-tën.

E ajo që është edhe më interesante, është se fiks para një jave, Lulzim Basha u pa të fluturonte drejt Athinës dhe u raportuar gjerësisht në media, por ai nuk tha asnjë sqarim se ku ishte e kë takoi. Por, sot panorama është shumë më e qartë, sepse mesa duket ai ka takuar miken e vjetër Bakojanis, për t’i kërkuar ndihmë kundër Shqipërisë, tani që në Gjermani nuk ka asnjë zë që ta mbështesë.

Sepse askush nuk mund tja shtinte në mend Bakojanisit në këtë moment historik marrëveshjen skandaloze (kundër Shqipërisë) të bërë nga Lulzim Basha e Sali Berisha në 2009, veç atyre që ishin autorët e saj.

Vizita e Lulzim Bashës në Athinë të shtunën nga njëra anë dhe reagimi i Bakojanisit dhe qarkullimi i lajmit në media sapo Gjermania i tha PO Ramës në Berlin nga ana tjetër, ngjan më shumë me vazhdimin e strategjisë së Bashës për të penguar më çdo kusht çeljen e negociatave. E kjo është marrëveshja e tij e dytë më Bakojanisin në dëm të Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Tani që Basha mbeti vetëm, e cilësojnë… kryetar!
Previous article SPARTAK NGJELA/ Merkel kërkon arrestimin e "peshqve" të mëdhenj për hapjen e negociatave

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k