• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Merkel kërkon arrestimin e “peshqve” të mëdhenj për hapjen e negociatave
Home
Blog

SPARTAK NGJELA/ Merkel kërkon arrestimin e “peshqve” të mëdhenj për hapjen e negociatave

September 14th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Kancelarja gjermane, Merkel, ka kërkuar sot që të hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian, por me një kusht dhe me afat kohor. Rama ishte në takim me të… Por ajo e drejtoi në Bundeshtag. Pse?

l. Hapja ose çelja e negociatave me BE, do të ndodhë me kusht. Cili është kushti? Rama nuk e thotë. Fakti që nuk e thotë, kuptohet se kushti është likuidimi ligjor i të korruptuarve të mëdhenj, madje, dhe me afat.

Shqipëria sot është në të njëjtën situatë me Kroacinë e disa viteve më parë, kur Berlini dhe Brukseli i vendosën si kusht anëtarësimi, arrestimin e kryeministrit kroat Ivo Sanader. Ky është kushti themelor edhe për Shqipërinë: arrestimi i të korruptuarve të mëdhenj. Por këtu, likuidimi i të korruptuarve do të vijë mes organeve të SPAK-ut, të cilin e drejtojnë ndërkombëtarët.

Si mund të hysh në Bashkimin Europian kur drejtohesh nga një tufë hajdutësh që kanë depozituar rreth 5 miliardë euro nga korrupsioni shtetëror!?

Atëherë, çfarë po ndodh?

ll. Politika shqiptare sot është nën shtypjen e dy trysnive të mëdha: njëra është presioni që i bëhet nga shqiptarët të cilët janë në ankthin e pranimit në Bashkimin Europian. Shqiptarët duan punë dhe një shtet që të jetë garant i jetës së tyre, sepse e dinë që sot nuk e kanë. Por e dinë dhe i njohin se shkaktarët e kësaj gjendjeje janë liderët e tyre, të gjithë të korruptuar. Prandaj e duan anëtarësimin në Bashkimin Europian, se e dinë që, struktura perëndimore e shtetit europian, do të likuidonte domosdoshmërisht të korruptuarit e medhenj.

Trysnia tjetër vjen nga politika e lartë perëndimore: nga Uashingtoni dhe nga Berlini. Këta po kërkojnë Reformën në Drejtësi dhe likuidimin e liderëve të korruptuar. Pikërisht kjo është trysnia parësore. Sepse, politika e lartë perëndimore, duke e ditur që shqiptarët po presin me ankth anëtarësimin në BE, vendosën si kusht Reformën në Drejtësi. Tani, ata e kanë përfunduar vetë të gjithë bazën ligjore të kësaj Reforme. Mbetet vetëm fillimi i punës së institucioneve.

Këta shpejt fillojnë seleksionimin penal të të korruptuarve të mëdhenj. Domethënë, Shqipëria po hyn në kohën e saj të drejtësisë dhe të zhvillimit real. Ky është kushti i kancelares gjermane kundrejt kryeministrit shqiptar: ngritja sa më e shpejtë e institucioneve goditëse antikorrupsion. Dhe sigurisht që ky është një kusht në favor të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDRI KAJSIU/ Marrëveshja e dytë Basha-Bakojanis kundër Shqipërisë
Previous article LINDA KARADAKU/ Fukarallëku i pasanikëve shqiptarë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k