• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
LINDA KARADAKU/ Fukarallëku i pasanikëve shqiptarë
Home
Blog

LINDA KARADAKU/ Fukarallëku i pasanikëve shqiptarë

September 13th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Linda Karadaku

Jepja mësim për pak kohë para pak vitesh në një shkollë në periferi të Tiranës, në një përpjekje për të bërë atë që kishte qenë një ëndërr fëmijërie e parealizuar. Një nga ditët kur mundohesha t’u mbushja mendjen se duhej të mësonin dhe të bënin dicka për veten, me një fjalë të bëheshin dikushi në jetë, një nga nxënësit e mi, një djalë simpatik dhe “sherrxhi”, më tha me qetësi dy fjali që më goditën si cekic pas koke.

-Pse? Për cfarë?

Dhe numëroi të pasurit e këtij vendi, që i kanë bërë paratë në mënyra që nuk kanë fare lidhje me atë që predikoja unë. Nuk i kanë bërë me shkollë, as me diploma të vërteta, as me punë të vërtetë, as me taksa, as me muzikë të mirë, as me teatër të mirë, as me sport të mirë, pa medikamente shtesë, as duke respektuar ligjin, as duke dhënë shembuj për t’u ndjekur.

Modelet e të qënit i zot dhe i suksesshëm në këtë vend për fat të keq janë katandisur në këto lloj kategorish që nga maja e piramidës e deri poshtë fare, aty ku njerëzit kanë prekur fundin e detit. Modele ekonomike të ndërtuara me para të pista dhe të ardhura në një masë të madhe nga krimi i organizuar, politikanë që hyjnë në politikë me opinga dhe dalin me vila, pishina dhe kesh për të shëtitur botën,  këngëtarë që ulërasin dhe nxjerrin të pasmet dhe këndojnë tekste që fillojnë dhe mbarojnë me oh dhe ah, artistë të vërtetë që vdesin të vetmuar pas një jete të tërë në teatër dhe film dhe një karriere brilante dhe të tjerë që pasurohen me shaka të shpifura pa kripë, shkrimtarë që shkruajnë dhe nuk botojnë dhe të tjerë që botojnë një tufë libërthash cdo vit e të tjera e të tjera, të rinj që nuk e kanë mbyllur ende adoleshencën që bëhen ministra e deputetë dhe mësojnë që herët sesi të pasurohen lehtë dhe shpejt me këtë zanat “frytdhënës”.

Këto janë modelet tona tallava, këta janë e ardhmja jonë në këtë vend. Anjshtajni thoshte se të japësh shembull nuk është thjeshtë një nga mënyrat për të ndikuar tek të tjerët, është e vetmja mënyrë! Dhe këtë po e bëjmë në përfeksion, duke dhënë modelet më të këqija të mundshme. Kjo mungesë investimi tek njeriu dhe edukimi me modelet më të këqija të mundshme, është ajo që do të paguajë Shqipëria dhe brezat e ardhshëm për shumë dekada. Pasuri dhe injorancë është kombinim i frikshëm, injorancë dhe varfëri edhe më i frikshëm, injorancë dhe harbutllëk, është keq e më keq.

Po shikonim familjarisht dy ndeshje futbolli, Shqipëria me Islandën dhe Kosova me Anglinë. Lumturoheshim dhe bërtisnim gol sa herë shënonte Shqipëria dhe Kosova. Ky ishte një nga ato momentet e rralla të një modeli të mirë që të prishet menjëherë sapo të dalin para syve tallavatë kriminale që kanë rrënuar e po rrënojnë atë që kishte mbetur nga shpirti i njerëzve. Stomakun mund ta ushqesh e ta mbash gjallë edhe me një kothere bukë, po shpirti kërkon shumë dhe mendja edhe më shumë .për të mos u cmendur, për të mos vrarë, për të mos shkatërruar, për të mos mbajtur në “luftë permanente” një popull të tërë.  Dhe per t’i vënë kapak, e di shumë mirë që fjalët e një njeriu nuk ndryshojnë gjë në këtë rrumpallë, por të paktën këmbanat e alarmit duhet të bien për ata që duan të dëgjojnë dhe të kuptojnë dhe sigurisht për ata që e duan këtë vend.  Shqipëria nuk është e varfër në atë që i ka dhënë Perëndia, Shqipëria ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë atë që i bën njerëzia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPARTAK NGJELA/ Merkel kërkon arrestimin e "peshqve" të mëdhenj për hapjen e negociatave
Previous article MERO BAZE/ Kopilin, që se mban askush më në prehër!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k