• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MIRA KAZHANI/ Pyjet tropikalë të Amazonës, që mirë që i përkthejmë keq, por edhe po bëhemi merak tepër
Home
Blog

MIRA KAZHANI/ Pyjet tropikalë të Amazonës, që mirë që i përkthejmë keq, por edhe po bëhemi merak tepër

August 24th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Ka një shqetësim për pyjet tropikalë të Amazonës. Patjetër, Elisabetta Franchi, stilistja italiane me super masa të vogla, ka ditë që vuan në Instagram dhe poston foto me kafshët e trishtuara, me këlyshët e ngordhur.

Macron ka reaguar dhe thotë se në Samitin e G7-ës do flasim veçanërisht për zjarret. Presidenti i Brazilit është mërzitur se ata nuk marrin pjesë dhe ka nga ata që po akuzojnë fermerët, disa të tjerë OJQ- të për zjarret në atë që e quajmë mushkëria e botës. Pyjet e Amazonës shtrihen në Amerikën Jugore, Brazil, Peru, Bolivi, Ekuador, Kolumbi. Janë miliona kafshë, rreth 1 milion popullsi indigjene dhe ajri i botës vjen sidomos nga atje, të paktën 1/5 e oksigjenit të botës.

Pyjet e Amazonës janë një pasuri e tokës ku jetojmë, por super-vëmendja jonë bëhet qesharake, edhe më shumë kur rainforest e përkthejmë “pylli i shiut”. Janë pyje tropikalë dhe shiu është shenjë tipike e kësaj klime, ku 5 minuta bie shi, 5 minuta del dielli – e thënë thjesht.

Disa nuk e përkthejnë as saktë por e postojnë ngaqë e postojnë të gjithë dhe për shkak se një postim për mjedisin, kafshët e sidomos për diçka që nuk ndodh në Shqipëri të bën njeri të kultivuar, të paktën të dukesh i tillë është si modë, edhe pse në realitet nga nevoja për t’u dukur intelektual që merresh me çështje sipërore mund të përfundosh qesharak.

Pyetja lind: a do fillojmë të bëhemi seriozë e të merremi me punët tona pak më shumë sesa me çështjet botërore? (Tiranapost.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MYSLIM MURRIZI/ Ehhh mor Lul, o “kokrra e mollës”
Previous article BEKIM BISLIMI/ Koalicionet e panatyrshme për mbijetesë dhe pushtet politik

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k