• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Opozita e mbetur për vjeshtë
Home
Blog

MERO BAZE/ Opozita e mbetur për vjeshtë

August 24th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

E vetmja gjë e qartë që duket tek ligjërimi politik i Lulzim Bashës, është paqartësia se çfarë do të bëjë këtë vjeshtë me opozitën. Tre faktorët kryesorë që mbështetën projektin e tij për daljen nga sistemi, tani kanë tre qëndrime të ndryshme për mënyrën se si duhet të rikthehen në sistem, duke ja bërë shumë më të vështirë mbijetesën.

Sali Berisha, frymëzuesi kryesor i bojkotit të Parlamentit dhe bojkotit të zgjedhjeve, ka dy muaj që hesht tinëzisht për atë që ka bërë, pasi jo vetëm që nuk do  të marrë përgjegjësinë, por dhe të kërcënojë ende me heshtjen e tij.

Prej 30 qershorit ai nuk ka lënë gjë pa thënë, përveçse çfarë duhet të bëjë opozita. Ka folur për veshë të prerë në disko për drogë, ka qarë hallin e Sandrit që ka dalë nga Digitalbi, ka sulmuar Blushin, biles ka shkruar për çdo avion ushtarak apo civil që ka fluturuar mbi qiell, por nuk ka thënë asnjë fjalë për mandatet e fluturuara të opozitës shqiptare, frymëzuar prej tij.

Ai tani po kërcënon me heshtjen e tij, duke i mbajtur të gjithë nën terror të mos reflektojnë për atë që ka ndodhur.

Kjo duket qartë në fjalitë pa kuptim të Lulzim Bashës, që nisin me premtimin për revolta dhe mbyllen me premtimin për bisedime, pa ditur ku ta vërë theksin.

Por PD vazhdon të jetë kundër 30 qershorit dhe 13 tetorit, pikërisht për shkak të heshtjes së Berishës.

Faktori i dytë politik më i rëndësishëm i opozitës, LSI, tashmë ka qëndrim tjetër. Ajo është pro zgjedhjeve të 13 tetorit të shpallur nga Ilir Meta, por që janë zgjedhje në letër, dhe shërbejnë vetëm për të bërë diferencën e saj politike nga PD. Ata po ashtu janë për bisedime dhe rikthim në sistem, duke ndjerë rrezikun e shkrirjes si parti.

Në fakt, projekti më ekstrem i Ilir Metës, është që pas shkarkimit nga president, të vihet në krye të opozitës duke eklipsuar dhe Bashën, çka mund të jetë një garanci më e madhe dhe për Berishën, i cili e shikon si bashkëvuajtës me halle të njëjta.

Faktori i tretë politik, që i shërbeu Lulzim Bashës për dekor, janë pesë aleatët e vegjël të tij, të cilët tanimë kanë qëndrim të ndryshëm dhe nga PD, dhe nga LSI, dhe duket se duan urgjent të kthehen aty ku ishin. Por për ata është vonë, pasi tashmë janë të parëndësishëm për PD.

Krijimi i Bindjes Demokratike dhe ndoshta një partie tjetër në Kuvend nga opozita parlamentare, do të lindë nevojën urgjente të PD që në rast se duhet të bashkohet me ndonjë aleat të vogël, duhet të bëjë paqe me këta që po i shkëputen, dhe jo me ata që ka thirrur për dekor.

Për Bashën, nëse do që ndonjëherë të bashkojë PD, i vlen më shumë paqja me Topallin, Patozin, Ristanin, Hajdarin, Murrizin etj, se sa me Mediun, Dukën apo Ndokën, që i kishte vetëm si skemë për të përzënë këta të parët nga partia. Tani partitë e vogla që po shkëputen nga PD do të krijojnë një gropë të re, e cila i bën të padobishëm aleatët fallco dhe do lindë nevojën për aleatë realë.

Lulzim Basha duket se nuk është i gatshëm të menaxhojë asnjë nga këto probleme. Ai nuk di çfarë të bëjë me Berishën, që është bërë si “mali që s’bzan”, nuk di çfarë të bëjë me Ilir Metën, që ka marrë malet, nuk di çfarë të bëjë me aleatët fallco, që i ka marrë më qafë dhe as nuk di ç’të bëjë me fraksionet që po dalin nga PD dhe që po e marrin atë më qafë.

Të gjithë ata që presin se çfarë ai mund të bëjë në vjeshtë, e kanë kot. Ai është si ata ngelësit që kërkon ta shtyjë provimin për dimër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Mesazhet e “koduara” nga SHQUP-i dhe Lalëzi
Previous article GJERGJ META/ Trashëgimia komuniste, si traumë historike që vazhdon na përndjek

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k