• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

September 23rd, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Popull pa memorje
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Popull pa memorje

July 31st, 2019 F.autor Blog 0 comments

Bravo të gjithë atyre që mbrojnë Teatrin Kombëtar.
Por ku ishin këta dhjetra artistë, muzikantë, aktorë apo aktivist kur Partia Demokratike shkatërroi perlēn e artit dhe kinematografisë? Ku ishin kur Berisha shkatërroi 5 kilometra territor të “Kinostudios Shqipëria e Re” e cila me filmat dhe prodhimet e saj ende na bëjnë krenar edhe sot, madje duke ngallur emocione çdo brezi.
Kinostudio e titanve dhe legjendave shqiptare. Kinostudio e Sandër Prosit, Nderk Lucës, Kadri Roshit, Tinka Kurtit, Bujar Lakos, Viktor Zhustit, Rikard Larjes, Rajmonda Bulkut, Eva Alikaj etj
Por dhe kinostudio e dhjetra regjizorve dhe skenaristëve.
Ku ishin ata kur rruspat dhe buldozerët rrëmuan themelet e kësaj qyteze arti e pakrahasueshme në vlerat arkitekturore me çdo objekt tjetër në rajon!
Unë isha atje me një padi gjyqësore kundër asja masakre, por atëherë nuk pash asnjë nga këta artistë që sot me të drejtë vajtojnë por që fatkeqsisht harrojnë, që partia e liderit të tyre Sali Berisha i vuri tritolin 20 vite më parë themeleve të artit dhe kulturës shqiptare.
Të gjithë heshtin, politika, artisët, aktivistët dhe media. A e dini arsyen pse? Eeeee shumë e thjesht sepse askush nuk guxon të përmendi emrat e atyre që e morën…..
Unë jam me ju kundër prishjes së Teatrit por të gjithë jemi shumë vonë për ta shpëtuar Titanikun real. Thjesht u ka mbetur mundësia të riprodhoni deamën tuaj dhe ta aktroni në ekran.
Titullojeni: “Na ishte dikur……”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ Pas ambasadorit të OSBE, Soreca shrnjestra e rradhës e opozitës
Previous article ARDIT RADA/ 13 tetori dhe një ushtar japonez Presidencial në llogoret e Paqësorit

F.autor

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Blog Mar 26th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ENVER BYTYÇI/ Presidenti i Kosovës, kamikaz në dy kuptime Blog

ENVER BYTYÇI/ Presidenti i Kosovës, kamikaz në dy kuptime

Aug 16th, 2018
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k