• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
BIOGRAFIA: A ishte shqiptar, gjyshi i kryeministrit të ri britanik?
Home
Blog

BIOGRAFIA: A ishte shqiptar, gjyshi i kryeministrit të ri britanik?

July 25th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Altin Ahmeti*

Stërgjyshi i kryeministrit aktual të Britanisë së Madhe, Ali Qemajl, shqiptar me origjinë, me veprimet e tija, ka merita të drejtpërdrejta në shpalljen e pavarsisë me 1912.

Sikur ai të mos paralajmëronte Ismail Qemailin, beu Vlora do të arrestohej.

Dr Ryan Gingeras, i cili është profesor në Naval Postgraduate School në Monterey California, ekspert në historinë e Turqisë, Ballkanit dhe Lindjes së Mesme, thotë se gjyshi i Boris Xhonson ishte shqiptar.

Në librin e tij “Sorrowful Shores: Violence, Ethnicity, and the End of the Ottoman Empire” ndër të tjera e përshkruan udheheqësin e organizatës anti-nacionaliste ‘Ingiliz’, zotëriun Ali Kemal si shqiptar!

Gjithashtu, lidhja e tij me shqiptarët e Perandorisë Osmane ishte më se e fortë.

Gjyshi i Xhonsonit parlajmeroi Ismail Qemajlin që të arratisej nga Turqia për shkak të rrezikut nga ekstremistët e Selanikut dhe arrestimit që po i përgatitej.

“Pas vrasjes së kryeredaktorit të gazetës Serbestî, Hasan Fehmi, në prill të vitit 1909, Kemali deklaroi se kishte paralajmëruar Ismail Qemalin dhe Rifsatin, ndihmës redaktorin e Serbestît se ata ishin dënuar nga ekstremistët në Selanik.

Stuhia mediatike mes gazetës liberale İkdam dhe konservatores Tanin, duke e akuzuar Ahmet Rıza Beun se ishte në favor të një absolutizmi të shkolluar dhe Tanin, trupin e Komitetit të Bashkimit dhe të Progresit (CUP) që akuzonte Bashkimin Liberal se ishte një organizëm subversiv që komplotonte me armenët.

Në atë kohë, Kemali akuzoi Rahmi Beun dhe Dr Nazim Beun e Komitetit të Bashkimit dhe Përparimit se kishte propozuar vrasjen e tij.

Këto ngjarje u bënë të njohura si incidenti i 31 marsit dhe u pasuan nga kundërgrushti i 1909-ës, një përpjekje për të çmontuar epokën e dytë kushtetuese të Perandorisë Osmane dhe për ta zëvendësuar atë me një autokraci nën Sulltan Abdul Hamid II.

Ushtarët nga Selaniku e rrëzuan Abdul Hamidin më 27 prill 1909 dhe vëllai i tij, Reshad Efendi, u shpall si Sulltan Mehmed V.”

*Gazetar i RTK

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Marrëveshja teatrale!
Previous article MERO BAZE/ Teatri, si e ardhmja e Lulzim Bashës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k