• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Opozita ka vetëm një rrugë, të jepet me “PPP”
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Opozita ka vetëm një rrugë, të jepet me “PPP”

July 20th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi 

Davaja e humbur, zgjedhjet e humbura, bastet e humbura, mandatet e humbura, bashkitë e humbura, protestat e humbura, premtimet e humbura,  mbështetja e brëndshme dhe e jashtme e humbur, militantët e humbur, dhe plot e plot humbje të tjera, duket se po e detyrojnë opozitën e vjetër të vetëjepet me PPP.

Kjo  do të thotë se, gjithçka kanë deklaruar “ekspertët, hetuesit, dhe montazhierët” e saj në 2 vjet e gjysëm, po bien poshtë nga organet ligjzbatuese, si “dardha nën dardhë”.

Ditët e fundit po dëgjohen zëra  afrues dhe lakues të Lulzimit, Gazit, Aldos, Ervinit, Monikës sigurisht, ku aloduhet për “ zgjidhje apo marrëveshje” apo për “tre palë zgjedhje në 13 Tetor”, duke harruar se kjo opozitë tashmë ka mbaruar gjithçka  nga misioni i saj bosh.

Për cilindo që dëgjon “kumtesat” e Lulzimit dhe Monikës, nuk ka asnjë pikë dyshimi që përshtypja e parë është se, ata nuk kanë më asnjë pushtet edhe mbi ndjekësit e tyre. Ata tashmë po kërkojnë “mëshirën” e kryeministrit  Rama, ata tashmë po kërkojnë (të ulur në gjunjë) nga Meta, tu japë dhe gjejë një mundësi, pa e ditur se vetë ai, ka mbyllur ciklin në Presidencë.

Kjo opozitë po pret, po mban sytë nga dera, deti dhe nga qielli, për të gjetur “blerësin më të parë” për të shpëtuar karriget, postet, pasuritë dhe  jo partitë e tyre. Ata tashmë nuk kanë hallin e pushtetit, nuk kanë hallin e bazës së partisë, nuk kanë hallin e zgjedhjeve, sepse ato i humbin edhe sikur nesër të bëhen, pasi ata tashmë janë në vorbullën e madhe.

Vetting-u, SPAK-u, ndryshimet e reja ligjore dhe ato në Kodin Penal, atashimi dhe monitorimi  i strukturave të reja të drejtësisë nga amerikanët dhe europianët, janë sinjale alarmi të tmerrshme për opozitën e rrugës.

Për opozitën e trimëruar, e cila ç’nuk bëri në Parlament dhe jashtë tij, ç’nuk bëri në bulevarde, akse rrugore, ç’nuk bëri para kryeministrisë, duke djegur jo vetëm mandatet e saj, por edhe institucionet e shtetit.

Për  opozitën e cila me vetëdashje, doli nga Parlamenti dhe kërkoi pushtetin në tavolinë me rrugën e dhunës, duke shpalosur fjalorin më vulgar ndaj ndërkombëtarëve, duke thurrur skenare kobzeza, dhe fatkeqsisht në rrugën e saj qorre duke gjetur mbështetjen edhe të kreut të shtetit, gjithçka duket e largët.

Por pas afro 6 muajsh politikë rruge, duket  se humbja e rradhës në 30 qershor, e ka shkërrmoqur dhe çoroditur politikisht aleancën Luli-Mona, duke i detyruara ata të lëshojnë mesazhe “urtësie, dhe bashkëpunimi”, por tashmë është tepër vonë.

Madje ata janë gati të heqin dorë nga çdo “kusht të panegociueshëm” vetëm e vetëm të shpëtojnë postin, pasurinë e pamerituar, dhe ndëshkimit ligjor.

Ata që deri dje  gjoja denonconin “konçesionet dhe PPP korruptive”, ata që nuk lanë fjalë pa thënë për Edi Ramën dhe “ndërkombëtarët që e mbështesin atë”, sot janë gati të vetëjapin me PPP partitë bashkë me selitë e tyre, vetëm të ulen në bisedime për të firmosur marrëveshje.

Me çdo kusht duan ti shpëtojnë drejtësisë. Duke treguar papjekuri të theksuara politike dhe intelektuale, opozita e sotme e gjendur jashtë çdo institucioni qëndror dhe lokal, nuk e ka  luksin ti imponohet shumicës qeverisëse, qoftë edhe duke u kapur pas Metës.

Opozita e vjetër aktualisht ka vetëm një rrugë shpëtimi, të gjejë “blerësin” e duhur, ose të jepet me “PPP” për 99 vjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ E dëshmoftë pafajësinë!
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Premtimet e kandidatëve për kryeministër…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k