• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Vitet kalojnë, por votat nuk ndryshojnë (ilustrime grafike)
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vitet kalojnë, por votat nuk ndryshojnë (ilustrime grafike)

July 17th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Eduard Zaloshnja

Teksa pija kafe me një fqinjin tim, më tha: “Ngado ta rrotullosh, PS-ja dhe partitë rrotull saj i kanë të salduara 30% të votave, ndërsa PD-ja dhe partitë rrotull saj i kanë të salduara pothuaj 30% të tjera.”

Meqë merrem me statistika elektorale, nuk mund të rrija pa e korrigjuar fqinjin tim, duke i thënë: “Sipas një sondazhi që zhvillova në ditët e para të korrikut, më rezultoi se PS-ja dhe satelitet e saja kanë rreth 760 mijë vota ose 22% të maksimumit teorik, PD-ja dhe satelitet e saja kanë rreth 635 mijë vota ose 18% të maksimumit teorik, LSI-ja ka rreth 80 mijë vota ose 2% të maksimumit teorik, ndërsa BD-ja ka rreth 30 mijë vota ose 1% të maksimumit teorik.”

Habia e fqinjit ishte e madhe, prandaj m’u desh t’i shpiegoja se rreth 41% e votuesve janë në emigracion dhe nuk vijnë dot të votojnë (edhe sikur të duan e të munden, nuk ka shans të mjaftojnë autobuzët, aeroplanët e tragetet, për të sjellë në Shqipëri brenda një fundjave 1.44 milionë emigrantë me të drejtë vote).

Nga ana tjetër, qindra mijërja banues të Shqipërisë janë mosvotues kronikë, kështu që pica elektorale është e përgjysmuar pa filluar zgjedhjet – maksimumi gjysma marrin pjesë në zgjedhje, dhe vetëm kjo gjysëm e picës elektorale ndahet mes partive konkuruese.

Besoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve janë si fqinji im – nuk merren me analiza të tilla statistikore. Dhe meqë unë merrem në mënyrë të vazhdueshme, duke i patur të gjitha të dhënat e hollësishme elektorale qysh nga viti 2001, mendova të bëj një përmbledhje grafike të dekadës së fundit me vetëm 4 grafikë. Nga 4 grafikët e mëposhtëm, duket qartë se “partia” që ka rritje të vazhdueshme është “partia e emigrantëve”…(RealStory)/l.m

Projeksioni, korrik 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Ndaje mendjen o jurist: O fol e mba, o dh.. e ha
Previous article SOKOL BALLA/ Na lodhe Lul…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k