Nga Eduard Zaloshnja
Në listat e zgjedhësve në 30 qershor figuronin rreth 3.54 milionë shtetas shqiptarë.
Sipas studimit vjetor të Pew Research Center mbi emigracionin në botë, rreth 41% e shtetasve shqiptarë në moshë votimi (rreth 1.44 milionë) jetojnë jashtë Shqipërisë.
Nga këta, sipas sistemit TIMS, vetëm 8 mijë erdhën në atdhe gjatë fundjavës së votimit.
Me pak fjalë, vetëm 59% e zgjedhësve ishin në Shqipëri ditën e votimit.
Nga këta, rreth 14% mund të konsiderohen mosvotues kronikë, bazuar në të dhënat e tre zgjedhjeve të fundit lokale.
Më tej, sipas të dhënave të KQZ-së, rreth 22% votuan të djelën.
Pra, rezulton se votuesit aktivë që nuk votuan të djelën përbëjnë rreth 23% të 3.54 milionë shtetasve në moshë për votim.




Leave a Reply