• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ E kishit mundur Ramën, po të ishit në Parlament!
Home
Blog

BEN ANDONI/ E kishit mundur Ramën, po të ishit në Parlament!

June 26th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Ben Andoni

Ngërçi kushtetues dhe patetizmi skajor politik ka treguar se Shqipëria e ka ende të vështirë të bëjë rrugën e vet në demokraci. Vetëm se kjo përvojë do t’i shërbejë vendit jashtëzakonisht për të ardhmen, kurse mënyra e zgjidhjes së saj do t’i shtojë pjekurinë. Nguti i shumë personazheve të opozitës për të shfaqur preferencën e tyre për 30 Qershorin po tregon hapur prirjet politike, ashtu si cinizmi i mbështetësve të PS-së, që mbulohet pas kanoneve, është po kaq shqetësues. Shqipëria po mbetet në vjeshtë sa i përket parimeve të zgjedhjeve dhe kjo na çon pas, ky është shqetësimi. Kurse retorika e dy anshme është thjesht garnitura e interesave.

Kreu i Shtetit anuloi me dekret zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkohë që kishte të gjitha mundësitë duke ditur situatën politike në vend dhe trendin e PD-së, në prag të zgjedhjeve, të vendoste një datë e cila mund të negociohej. Opozita e shtyu aksionin e saj në ekstrem pa lënë asnjë dalje, kurse Partia Socialiste me cinizëm nuk ka bërë dhe një Mea Culpa të thjeshtë, duke mbrojtur aksione që mbajnë erë. Lista tashmë s’është e vogël. Dhe, më e neveritshme përpjekja e PD dhe LSI që nga kampione të manipulimeve tashmë bëjnë figurën e njësive politike që kërkojnë drejtësi.

E sikletshme është sesi zërat e pavarur janë kaq të pakët në vend, teksa shumica e juristëve të bind me lloj-lloj argumentesh që vendimi i Metës është antiligjor (!!), kurse Presidenti dhe njerëzit e tij, bashkë me Opozitën i quajnë zgjedhjet e 30 qershorit si imagjinare dhe anti-ligjore(!!).

Në fakt, opozita ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe prej saj kemi që Ligji i Dekriminalizmit hoqi nga politika shumë njerëz që kishte sjellë PS-ja në parlament. Shfajësimi i PS-së dhe i njerëzve të saj thjesht i fajësoi më shumë. Skandali i rrugës që përfshiu “D.H. Albania” që fitoi dy tendera me dokumente të falsifikuara hedh shumë dyshime për funksionimin e strukturave të qeverisë, porse nëse PD-ja do të ishte në parlament, gjërat do të ishin shumë më ndryshe. Ashtu si në rastin e përgjegjësive , që gjithsesi pas dy viteve e zvogëlojnë disi peshën e vërtetë, që mbetet pa asnjë mëdyshje të PS-ja.

Është e drejtë kauza që ka ngritur PD-ja për dënimin e njerëzve të thjeshtë dhe ndërkohë faljen e shumë njerëzve të krimit, por edhe kjo do të kishte peshë tjetër nëse PD-ja do të ishte në parlament dhe do të dinte të drejtonte këtë energji, që tashmë po çon në ndryshimin e imazhit të kryeministrit të vendit. Megjithë krizën e madhe, në Shqipëri historia ka treguar se nuk rrëzohesh prej politikës, po prej ekonomisë dhe rastet e deritanishme e tregojnë se mandati i dytë mbetet vrasës.

Për PS-në ky rregull tregoi se mandati i dytë kishte mbaruar që kur nisi, ndaj PD-ja duhej të ishte në parlament të drejtonte si duhet këtë energji dhe t’i ruhesh cinizmit të Ramës dhe yes-men të tij. Zgjodhi të sfidonte Ramën te arma më e fortë cinizmi dhe retorika bombastike në vend ta sfidonte realisht në parlament dhe të niste çmontimin që me zgjedhjet lokale, që janë testi më i mirë për zgjedhjet e ardhshme dhe që kjo situatë do t’i jepte goditje të madhe.

Për fat të keq, PD dhe LSI-ja ja zgjati vetë mandatin z.Rama dhe shumë njerëzve të tij, që tashmë fshihen turpshëm duke mos marrë përsipër asnjë përgjegjësi. Për interesa meskine bëtë një pakt, duke shfrytëzuar parimet, që për politika si ato të Shqipërisë nuk kanë asnjë vlerë dhe Ramën i dhatë kohë dhe frymëmarrje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Zjarrvënësit, që do të “përzgjedhim” më 30 Qershor!
Previous article ILDA PRIFTI/ Letër drejtuar Zotit President, Shkelqësisë së Tij, Ilir Meta

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k