• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ERION BRAÇE/ Nuk blihen 1 milion vota
Home
Blog

ERION BRAÇE/ Nuk blihen 1 milion vota

June 18th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Erion Braçe

Partia Socialiste nuk ka fituar kurre duke blere vota! Kurre! Sepse nuk blihen 1 milion vota! Sepse nuk blihen as 100 mije vota! Kush eshte marre me zgjedhjet-une kam 23 vite qe merrem me to, e di fare mire kete!

Ndaj sot dua te them dy gjera per dy kategori gojtaresh te zeshen keto kohe;

E para, per kategorine qe perfaqesohet nga “Gagaçi Mendor” e qe tipizon te gjithe keta gjahtaret urrejtes te socialisteve qe cdo darke jane ne TV e cdo mengjes jane ne gazetat e TV-ve: Te hetohet gjithcka qe ka te beje me zgjedhjet e 2016-tes e zgjedhjet e 2017-tes!

Gjithcka! Madje te ishte hetuar ne kushtet e flagrances, mu sic ligji thote. Nuk ka ndodhur! Te hetohet tani, e gjithe “masakra” qe thoni ju e qe nuk ekziston, Te hetohet tani, i gjithe krimi i dhunshem i disa bandave te krimit politik ne Diber e ardhur aty qe, eshte i dokumentuar!

Mbi baze te provave e fakteve, vetem mbi baze te tyre e jo mbi baze te analizes se fjaleve qe “Gagaçi Mendor”, me veshtiresine e gagaçit i deformon, tjeterson duke i kthyer ne shpifje banale qe kercasin e ulerasin per te vrare te verteten!

E dyta, per kategorine e shantazhuesve, bere te gjithe bashke, nga prokuroret politike te partise, partive deri tek “Goje Pushka” qe do na vrase e prese te premten ne darke; Se pari, per keta dy prokuroret qe kane ndertuar kete strategji shpetimi per vete e shantazhi per socialistet: Nuk shantazhohet Partia Socialiste!

Eshte aq e madhe dhe e forte, sa nuk ua merr mendja! Ka nje arsye, Fuqia qe ka prej njerezve te zakonshem, fuqia prej popullit.

Pikerisht se eshte keshtu, kur kjo parti vendos nuk kthehet pas; Ka vendosur per Reformen ne Drejtesi dhe do shkoje deri ne fund: Drejtesi e barabarte tani!

Nuk ka kohe tjeter, as per ne e as per ju! Drejtesi e barabarte tani per ti dhene fund pandeshkueshmerise ndaj politikaneve te korruptuar por edhe ndaj prokuroreve te korruptuar e partiake, plote te tjereve qe kurre nuk ishin te barabarte para ligjit-sic kushtetuta thote; Per ti dhene fund ciklit te krizave qe po e mbajne peng kete vend per shkak te pandeshkueshmerise, mungeses se drejtesise se njejte per te gjithe.

Se dyti per “Goje Pushken”, ne nuk vrasim, por edhe s’leme kend te na vrase!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Asnjë sekond jete nuk ia vlen për ta!
Previous article ANALIZA/ Zhdekretimi i Metës ose “fikja” e zjarrit me benzinë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k