Pasi i dha fund protestës së radhës pranë selisë së Parlamentit, në një teatër spektakolar dhune regjinë e të cilit e përgatit me kujdes, duke ua ngarkuar rolet kryesore adoleshentëve të maskuar, pasi ka kënduar dhe himnin dhe ka shpallur datën e tetë radhaz për “rrëzimin e Edi Ramës”, Lulzim Basha ka lëshuar Gazrat.
Gazrat e Lulit janë fenomen në Partinë Demokratike. Kanë një adhurim të jashtëzakonshëm jo vetëm për Kryetarin, por edhe karakterin e tij gënjeshtar. Dhe pas protestës së djeshme, Gazrat e Lulit janë të vetmit që mund ta konkurrojnë, kur vjen puna për të gënjyer paturpësisht.
Një prej Gazrave është Spahia. Ky ishte i pari që dje në mbrëmje, nxitoi të shprehë në një status Fejsbuku, dëshirën e vërtetë të Bashës: viktimën. Ka gënjyer publikisht, se një prej protestuesve të lënduar prej fishekzjarreve që hidheshin nga pas tij prej adoleshentëve me maska të Lulzimit dhe Xhrlalit, ishte goditur me …plumb nga policia. Dhjetë minuta më vonë, e ka ndryshuar paturpësisht statusin, po pa hequr dorë nga gënjeshtra. E ka lënduar policia tha, por jo me plumb, por me fishekzjarre… Tani, se kush godiste me fishekzjarre në teatrin e dhunës që Luli vë në skenë kur bie nata, këtë shqiptarët e panë live.
Në transmetim direkt pra, siç tha dhe Gazi tjetër i Bashës. Gaz që të Bardhën e ka bërë të zezë, pa iu dridhur qerpiku. Ndërkohë që njëri prej Gazrave sulmonte Ministrin e Rendit, shumë pranë dhjetë policëve që ishin plagosur në dhunën e djeshme, Gazi tjetër deklaronte se “asnjë polic nuk është plagosur, dhe protesta është transmetuar live”.
Duhet pafytyrësi e madhe, që të gënjesh kaq pacipërisht, me zë dhe me figurë. Diçka e fortë duhet të të mbajë shtrënguar, që qindra-mijëra shqiptarëve të cilët janë bërë dëshmitarë nga ekranet, të sulmeve me gurë, fishekzjarre dhe flakë, kundër policisë, t’u thuash se asgjë nuk ka ndodhur.
Duhet të jesh pra, një prej Gazrave të Lulzim Bashës, që pasi të orkestrosh shëmtinë e një nate si ajo e mbrëmshmja, t’i hysh më pas një gare të ethshme për t’ia kaluar kryetarit tënd në artin e gënjeshtrës. /Lexo.al



Leave a Reply