• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ELISA SPIROPALI/ Koha për dialog po mbaron…
Home
Blog

ELISA SPIROPALI/ Koha për dialog po mbaron…

May 24th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Elisa Spiropali

Mbrëmë shqiptarët panë fytyrën e degradimit më të skajshëm të politikës së 30 vjeteve dhe dëgjuan gojën më të shqyer të asaj politike! Ish-President i Republikes, ish-kryeministër i Shqipërisë, ish kryetar i Partisë Demokratike për cerek shekulli dhe lider sot e gjithë ditën i opozitës me histerike që Shqipëria ka njohur, Sali Berisha mbrëmë u tregoi shqiptarëve më mirë se sa çdo ta bënim të gjithë ne, pse në 30 qershor duhet mbyllur njëherë e mirë puseta që ka qelbur politikën shqiptare për 30 vjet me radhë; pse nuk duhet të lejohet në asnjë mënyre që Kushtetuta të bëhet lodra e partive politike; pse nuk duhet te pranohet në asnjë mënyrë që anormaliteti i mëndjes se Sali Berishës të vazhdojë të trajtohet si normalitet, në emër të mirëkuptimit me ata që s’duan të kuptojnë!

Pa pikën e turpit dje dhe sot, një deklaratë shtypi e një grupi njerëzish vullnetmirë në partine simotër të PD-së në CDU/CSU, që duan të ndihmojnë Shqipërinë, keqpërdoret si vendim i parlamentit gjerman për të shtyrë datën e zgjedhjeve!

Ndërkohë që ata miq të Shqipërise dhe partnere politike të PD, kryfjalën e tyre e kanë prej ditësh dialog pa kushte dhe ndërkohë që kryeministri ka tre ditë rresht që publikon me shkrim, ftesën për Dialog pa Kushte, Saliu dhe të paudhët e tij u bien të njëjtave daulle lufte frontale, duke bërë sikur ajo kryefjalë nuk ekziston!

Që këta janë tallur me shqiptarët sa kanë dashur dhe kanë bërë rëndom si kanë dashur me Shqipërinë, kjo dihet! Por që sot sharra e tyre ka ngecur përfundimisht në gozhdë dhe o duhet ta braktisin sharrën bashkë me politikën e shantazhit e të dhunës, o s’ka asnjë të ardhme për ta, ketë mesa duket do ta marrin vesh tamam tamam vetëm në 30 qershor!

Koha për Dialog po mbaron dhe fushata e zgjedhjeve është pak ditë larg. Si të duan! Ne jemi edhe për pak ditë në dispozicion të dialogut. Ndërsa kush nuk e ka kuptuar akoma pse duhen bërë zgjedhjet në 30 qershor, le të rishohë shfaqjen e marrosjes së Saliut mbrëmë!

Kush nuk e ka kuptuar akoma pse kjo betejë kundër zgjedhjeve, eshte ne thelb beteje e frikes se Lulzim Bashes nga humbja dhe beteje e frikës së Saliut e jo vetëm Saliut, nga drejtësia, le t’i kthehet logoresë pa autokontroll të të marrit që u shfaq mbrëmë në ekranet e shqiptarëve!

Kush nuk e ka kuptuar akoma qe 30 qershori eshte kthyer ne momentin qe ose mbyllet puseta e epidemive politike te 30 vjeteve, ose Shqiperia bie mbrapsht ne ate pusete perseri per kushedi sa vjet te tjera, le te shohe pa ze thjesht fytyren e Saliut mbreme!

Mbrëmë ai ishte sa Saliu, aq edhe Shqipëria që nuk duam më, politika që nuk duam më, sjellja publike që nuk duam më, komunikimi që nuk duam më, gjithckaja që nuk duam me në rrugën e Shqiperisë që duam.

Ah edhe diçka, kush ka frike se çoç do bëjë Luli me punonjësit e bashkive te PD-së dhe disa grupe ekstremistësh të dhunshëm në 30 qershor, le të shohe rrangallën e mbrëmshme, Saliun, që tanimë është thjesht lehësi i dalë mendsh qe veç bishtit te tij, s’kafshon dot asgjë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Sinqeriteti politik i Ilir Metës nuk e zgjidh dot krizën
Previous article ALTIN KETRO/ Mësimi që i duhet dhënë Partisë Demokratike

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k