• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ 765-sa, guri kilometrik i Ramës
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ 765-sa, guri kilometrik i Ramës

May 17th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, hapi një dritare të vogël për negociata me opozitën, kur deklaroi se shtyrja e datës së zgjedhjeve administrative nuk lejohet nga Kushtetuta, por data e regjistrimit të kandidatëve të opozitës (nëse ajo dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje) mund të shtyhet. E menjëhershme ishte përgjigjia e opozitës, e cila deklaroi se nuk mund të negociojë me PS-në, për sa kohë Edi Rama mbetet në postin e kryeministrit.

Me pak fjalë, në qoftë se nuk do të ketë ndonjë ndëryrje të fuqishme të orëve të fundit nga Uashingtoni apo Berlini (si para dy vjetësh), duket se zgjedhjet administrative do të zhvillohen më 30 qershor. Por rëndësia e tyre nuk do të jetë administrative – ajo do të jetë thjesht politike.

Në kushtet kur gara se kush do të administrojë punët lokale në secilën bashki është paraktikisht e parashikueshme – në 61 bashkitë do të fitojnë socialistët përballë kandidatëve të pavarur apo të BD-së – e vetmja pikëpyetje është politike. Konkretisht, a do të kenë kandidatët e Ramës në 30 qershor të njëjtën përkrahje që patën kandidatët e tij në zgjedhjet e 2017-ës?

Parvjet kandidatët për deputetë të Ramës morën 765 mijë vota në zgjedhje. Kështu që, në 30 qershor, nëse kandidatët e tij për kryebashkiakë marrin përsëri rreth 765 mijë vota (nën vëzhgimin e shtuar të ndërkombëtarëve), Rama mund të pretendojë se mbështetja për të mbetet e njëjtë, pavarsisht nga sulmet e vazhdueshme të opozitës dhe opinionistëve kritikë ndaj tij.

Por rruga deri tek guri kilometrik 765 mund të jetë e vështirë për dy arsye.

Plazhi

Edhe në qoftë se dita zgjedhjeve në 30 qershor do të jetë relativisht e qetë (vetëm me incidente të vogla aty-këtu), armiku kryesor i Ramës do të jetë plazhi. Përvoja na tregon se shqiptarët u turren në mënyrë masive plazheve në fund të qershorit, sidomos të djelave.

Në kushtet kur gara ka qenë e fortë dhe e paparashikueshme në zgjedhje, një masë e madhe votuesish e kanë sakrifikuar vajtjen në palzh, për të kontribuar me votë për partinë/kandidatin e tyre të preferuar (në zgjedhjet e 2015-ës dhe 2017-ës kanë votuar 1.6 milionë shqiptarë, ose rreth 75% e banorëve të rritur të vendit).

Por në 30 qershor, praktikisht, nuk do të ketë garë. Në këto kushte është e vështirë të motivohen votuesit që ta lënë plazhin, vetëm për të dhënë një mesazh përkrahje për Ramën. Kandidatët e tij, sidoqoftë, do të fitojnë në të 61 bashkitë.

Trazirat e mundshme

Opozita është përbetuar se do ta bllokojë me forcë zhvillimin zgjedhjeve në 30 qershor, në qoftë se Rama nuk largohet nga posti i kryeministrit. Kanceleritë perëndimore po i bëjnë thirrje të vazhdueshme asaj që të heqë dorë nga dhuna, por mbetet të shihet nëse do të tërhiqet nga qendrimi i saj me afrimin e datës së zgjedhjeve.

Në qoftë se ajo nuk tërhiqet deri në fund, në oborret e shkollave, ku janë vendosur shumica e qendrave të votimit, mund të ketë hedhje shashkash, të shisheve Molotov, si dhe përplasje me policët e angazhuar për ruajtjen e qetësisë përreth qendrave të votimit.

Në kushtet kur opozita sfidon të drejtën e zgjedhësve socialistë për të votuar, ata mund të jenë të motivuar për të lënë çdo punë e çdo qejf atë ditë, e të shkojnë të votojnë. Por një pjesë e tyre, sidomos në qytete të mëdha, mund t’i druhen rrezikut që vjen nga shashkat, shishet Molotov dhe përplasjet fizike. (Në fshatra dhe qytete të vogla ky rrezik është më i vogël, sepse të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe do të vazhdojnë të jetojnë prapë aty të nesërmen e zgjedhjeve…)

Konkluzion

Edhe në qoftë se 765 mijë zgjedhës janë të prirur të votojnë për kandidatët e Ramës në 30 qershor (për të demonstruar përkrahjen ndaj partisë së tij), ai do ta ketë vështirë t’i motivojë/sigurojë të gjithë ata të shkojnë në kutitë e votimit. Në rastin e zhvillimit të qetë të zgjedhjeve, kundërshtar do të ketë plazhin. Në rastin e zhvillimit me incidente të dhunshme, kundërshtar do të ketë frikën e një pjese të votuesve të thjeshtë nga këto incidente.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FABIAN TOPALLAJ/ “Ata që duan të prishin zgjedhjet duhet ta marrin përgjigjen që tani”
Previous article ARDIT RADA/ Viza e refuzuar e Petrit Vasilit, mesazh për mandatet dhe molotovin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k