• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Pse suksesi i reformës në drejtësi në Shqipëri, ka kaq shumë rëndësi për SHBA?
Home
Blog

ANALIZA/ Pse suksesi i reformës në drejtësi në Shqipëri, ka kaq shumë rëndësi për SHBA?

May 10th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Michelle Lakomy*

Me shumë mundësi keni dëgjuar herë pas here rëndësinë e transparencës dhe rolin e saj kyç në sundimin e ligjit. Prandaj aktivitete si ky janë kaq ripërtëritës, sepse ofrojnë një mënyrë për të hapur dyert e prokurorisë për studentë si ju në mënyrë që të mund të kuptoni më mirë se si funksionon sistemi i drejtësisë penale në Shqipëri.

Unë jam Këshilltare Ligjore e programit OPDAT të Departamentit të Drejtësisë së SHBA këtu në ambasadën e SHBA në Tiranë. Fillova si prokurore në vitin 1999 një zyrë të ngarkuar prokurorie në zonën metropolitane të Nju Jorkut, në role mbikqyrëse. Gjatë 12 viteve të mia atje, u mora me mijëra çështje, përfshi krime të dhunshme, kriminelë karriere, banda, dhe isha anëtare e task-forcës për narkotikët. Në vitin 2011, iu bashkova ekipit të ekspertëve të qeverisë së SHBA për sundimin e ligjit. Pjesën më të madhe të 7 viteve të fundit, kam mbështetur zhvillimin e një sistemi drejtësi më të fortë dhe më të efektshëm në Kosovë.

Program i OPDAT në Shqipëri për asistencën për drejtësinë penale është ndërtuar për të ndihmuar qeverinë e Shqipërisë që të reformojë systemin e drejtësisë penale në mënyrë që të luftojë me efektshmëri korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar.

Përqendrohemi tek ndërtimi i SPAK-ut të ri, me qëllim që të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, në mënyrë të efektshme dhe të pavarur, si dhe tek forcimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili qeveris sistemin e prokurorisë të Shqipërisë.

Puna e OPDAT-it, në bashkërendim me Byronë Ndërkombëtare të Departamentit të Shtetit për Drogat dhe Sundimin e Ligjit, është vetëm një pjesë e punës që ambasada e SHBA bën këtu në Shqipëri. Siç duhet ta keni dëgjuar nga të gjitha nivelet e qeverisë së SHBA, reforma në drejtësi dhe sundimi i ligjit janë dy nga prioritetet tona më të larta të politikës së jashtme këtu.

Mund të pyesni, pse? Për ne, reforma në drejtësi dhe vendosja e sundimit të ligjit përfaqësojnë një rrugë drejt një të ardhmeje më të mirë për popullin shqiptar. Janë dy mjete që mund të sjellin më shumë begati në vendin tuaj si dhe të rrisin llogaridhënien midis qytetarëve dhe qeverisë së tyre.

Lufta kundër korrupsionit është lufta e gjithsecilit. Që kur mbërrita në Shqipëri, kam takuar shumë njerëz që janë shkurajuar nga korrupsioni i gjithëpërhapur dhe se si kriminelët duket se operojnë lirisht pa u ndëshkuar. Por, Shtetet e Bashkuara kanë një mesazh pozitiv: ndryshimi po ndodh dhe procesi po fillon të funksionojë. Ju them edhe që duhet ta festojmë procesin.

Për tepër kohë, individët kanë pasur ndikim të pamatë brenda sistemit ligjor të Shqipërisë. Në të kaluarën, kërcënimet për dhunë mund t’i mbanin gjyqtarët dhe prokurorët jashtë sallave të gjyqeve dhe ryshfeti mund të mbante personat jashtë burgut. Sot, po fillojmë të shohim se procesi, jo individët, po fillon të hedhë rrënjë dhe sistemi i drejtësisë që populli shqiptar Meriton po fillon të marrë formë.

Dënimi së fundmi i Klement Balilit është vetëm një shembull se si sistemi, dhe procesi, funksionuan. Një kriminel i njohur u arrestua pasu u dorëzua, pronat iu sekuestruan për të ndaluar aktivitet të mëtejshëm kriminal, dhe pati një gjyq të drejtë, u gjet fajtor dhe tani është dënuar.

Në rastin e Emiljano Shullazit, një tjetër kriminel i tmerrshëm u hetua, arrestua, akuzua dhe u lejua të mbronte veten energjikisht në gjykatë, e cila në fund dha një gjykim bazuar në fakte dhe ligj.

Në të dy rastet, ishte procesi ai që fitoi. Dhe ajo fitore e procesit tregon se sistemi mund të funksionojë kur prokurorë të guximshëm, të ndershëm dhe të pavarur zotohen të përmbushin detyrat me integritet. Këto raste iu japin gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë shpresë dhe frymëzim.

Pavarësisht kërcënimeve, gjyqtarët dhe prokurorët po paraqiten ndërkohë që në të kaluarën mund të ishin fshehur me frikë. Për ta, kam një mesazh: e nderojmë kurajon tuaj dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në krahun tuaj teksa ndihmoni për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Dhe, kam edhe një mesazh tjetër për të gjithë ju këtu sot. Sistemi po fillon të funksionojë.

E sfidoj secilin prej jush të jetë pjesë e të ardhmes së Shqipërisë.

Shpresoj që edhe ju, një ditë, do të jeni profesionistë trima dhe të guximshëm që ndihmojnë për të dhënë drejtësi në emër të popullit shqiptar.

* Fjala e këshilltares ligjore të OPDAT, Michelle Lakomy, në Ditën e Drejtësisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËLLUMB KULLA/ Votat shiten e blihen që atë ditë që u shpikën!
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Duhen 1 milion vota…

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k