• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
BASHKIM KOPLIKU/ PD, frikë të madhe nga PBD
Home
Blog

BASHKIM KOPLIKU/ PD, frikë të madhe nga PBD

May 7th, 2019 F.autor Blog 0 comments

E ka trembur shumë PD-në, lindja e një partie të djathtë, e Partisë Bindja Demokratike, parti e deklaruar se i përket spektrit të partive popullore evropiane (PPE). Kushdo që arrin të kuptojë përtej asaj që thuhet formalisht, nuk i rrëshqet dot konstatimi i frikës, apo dhe tmerrit të PD-së, që nuk mbulohet dot, as nga akuzat për gjoja lidhje me PS-në, as nga denigrimi i drejtuesve të PBD, e pastaj, i heq maskën qartë, ky sulm i menjëhershëm i PD-së kundër PBD!

Të shpresojmë se PBD do të jetë vërtetë ajo që po premton: një parti e Djathtë, e denjë për të qenë simotër me partitë PPE. Do të ishte një fat i madh për Shqipërinë: do të mbushesh një vakum i madh në politikën tonë, mungesa e një partie të tillë.

Dalja tani, para zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, ka të mirën e madhe se i jep që në nisje PBD-së një eksperiencë zgjedhore shumë të nevojshme, duke e parapërgatitur për zgjedhjet politike pas dy vjetësh.

Po përse ka kaq frikë PD-ja ekzistuese?!

Sepse janë katër grupe të fuqishme që do të kalojnë tek PBD-ja, duke shkretuar PD-në. Në vijim po i përcaktoj këto grupe.

1— Një bazë e gjerë e përkrahësve të PBD-së, që në nisjen e saj, janë të gjithë ata të djathtët, që PD i tradhtoi gjatë transformimit të saj, nga një parti e djathtë, në një parti pa asnjë kahe politike reale, as majtas as djathtas; një parti që me populizmin skandaloz, premton çdo gjë, edhe kundër principeve bazë të çdo partie të PPE, vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet. Janë këta militantë të dikurshëm të PD, që nuk mundën të pranojnë kurrsesi situatën e brendshme krejtësisht antidemokratike të PD, ku mbretëron një regjim antidemokratik e policor i një grupi uzurpator që kanë kapur partinë, e as mund të bëhet më fjalë për liri fjale, zgjedhje të lira e të ndershme brenda partisë, për procedura demokratike brenda PD, që dikur kanë qenë “kryefjala” e PD-së. Këta janë baza e natyrshme e PBD.

2— Në pritje, me shpresë se vërtetë do të vijë një zgjidhje e gjendjes së të djathtës shqiptare, janë një pafundësi anëtarësh të PD, që janë “qëndrestarët”, ata që kanë vite që përpiqen më kot, nga brenda PD-së, për t’i bërë “reset” PD-së, për ta kthyer në programin e situatën e saj të fillimit, të 1991. Këta janë një masë idealistësh, që nuk kanë pasur aftësinë të kuptojnë atë që kuptuan ata që krijuan PBD: nuk i bëhet dot më reset PD-së! Nga këta, përditë do të ketë kalim, nga PD në PBD, pa pritur të provohet PBD në zgjedhjet lokale që po afrohen.

3— Janë përkrahës të PBD, edhe të rinjtë, që sapo vendosin të jenë aktivë në jetën politike të vendit të tyre, e që aspirojnë për principet e djathta evropiane, një qeveri të vogël dhe efikase, dhe një veprim individual, qoftë në pronë, qoftë në të gjithë aktivitetin shoqëror e kolektiv, të bazuar në rolin e individit me liri ekstreme veprimi, natyrisht brenda ligjit. Fluksi i tyre do të ndryshojë drejtim, nga PD tek PBD.

4— Një rezervë e ardhshme për të mbushur radhët e PBD, janë edhe ato “delet”, që shkojnë bindshëm pas dashit (grupit uzurpator të PD-së), duke kujtuar me naivitet se kjo PD-ja aktuale është akoma ajo “partia e djathtë” e 1991-shit. Këta do të sulen drejtë PBD, sapo të kuptojnë ndryshimin real të PBD nga PD. E për këta, arritjet e PBD në zgjedhjet lokale të qershorit, do të jenë një thirrje e parezistueshme: të gjithë do të sulen tek PBD!

Katër grupet që përmenda më lart, përbëjnë një rrezik real për PD-në, prandaj dhe ajo po dridhet nga frika. Janë këto katër grupe që do ta kthejnë PD në një parti si ato komunistet aktuale shqiptare, ato me të cilat ka vite që nuk ka turp e bën rëndomtë aleanca zgjedhore PD-ja, ato parti që kur dalin vetëm në zgjedhje, nuk arrijnë dot as te “0,07 %” të votave.

Uroj që ne shqiptarët, pavarësisht kaheve politike, më së fundi të kuptojmë se vendit i duhet një parti reale e djathtë, anëtare e denjë e PPE, e duhet të mos lejojnë që PD-ja të arrijë që me diversionet e saj, që i ka në zanat tash sa vjet, të shkatërrojë edhe PBD-në, siç ka shkatërruar sa e sa nisma të tjera demokratizuese të së djathtës evropiane shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NAMIR LAPARDHAJA/ Një fjalë e fundit për të qenë e para!
Previous article ERMAL MULOSMANI/ Për Xipen e mirë nga Tropoja

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k